☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pushuesi nga Kosova humb jetën në plazhin e Velipojës! I moshuari u ndje keq sapo u fut në ujë, ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot (7 shtator) në plazhin e Velipojës, ku një pushues 70-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si shtetasi Seladin Bytyqi, shqiptar nga Kosova, i cili dyshohet se ka pësuar një atak kardiak menjëherë pas kontaktit me ujin e detit.

Pas përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së tij shëndetësore, pushuesit e pranishëm në zonë dhe shërbimi i urgjencës mjekësore të Velipojës kanë reaguar pa vonesë duke i dhënë ndihmën e parë.

Pavarësisht përpjekjeve të shpejta të mjekëve dhe personave të pranishëm për ta mbajtur në jetë, 70-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe konfirmimin mjekësor të shkakut të vdekjes së të moshuarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.