☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 94.53 ▼0.3%
ARI 4,726 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $80,164 ▲ +0.29% ETH $2,306 ▲ +0.75% XRP $1.4120 ▲ +1.99% SOL $92.1300 ▲ +4.54%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.53 ▼0.3 % ARI 4,726 ▲0.32 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 94.53 ▼0.3 % ARI 4,726 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Kronika

Festa e Muxhahedinëve, në Tiranë me opozitarët iranianë edhe Giulani

Festën e Sultan Novruzit, apo praktikisht Vitin e Ri iranian, opozita iraniane në mërgim e kremtoi në Tiranë, me një mbledhje madhështore të mijëra pjesëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve MEK.
Viti që kaloi u mbyll me një sezon kryengritjesh, tha kryetarja e saj Mariam Rajavi; dhe viti që vjen do të sjellë të tjera. E kjo e fundit do të jetë një kryengritje deri në liri.

I ftuar i veçantë në event ishte Rudi Giulani, ish-kryebashkiaku i njohur i New York dhe këshilltar i presidentit amerikane per sigurinë kibernetike. I pranishëm edhe ministri i diasporës Pandeli Majko.

Për Rajavin, situata kritike e regjimit të Mullahëve është produkt i rezistencës historike të popullit të Iranit.

“Iranianet nuk e kanë pranuar kurrë këtë regjim. Mbrojtjes së këtij regjimi dekadent i ka ikur koha dhe kryengritja do të vazhdojë deri në fitore”, u shpreh Rajavi.

Giuliani i përshkroi si heronj të vërtete anëtarët e MEK-ut, që e kanë luftuar regjimin klerik për dekada të tera, e sidomos ata që duruan për 14 vjet vuajtjet dhe komplotet ne kampet Ashraf dhe Liberty në Irak.

“Viti që vjen do të sjellë ndryshime të mëdha përsa i takon Iranit. Regjimi i korruptuar i Ajatollahëve është në prag kolapsi. Politika amerikane, ndryshe nga ajo e administrates së mëparshme që përpiqej t’i kënaqte Mullahet, është t’i konsiderojë ata përgjegjës për krimet brenda dhe jashtë vendit dhe të mbështesë të drejtën legjitime të popullit iranian për një ndryshim të regjimit dhe vendosjen e demokracisë e të drejtave të njeriut”, tha Giuliani.

Ai vuri në dukje se ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ekziston një alternative ndaj regjimit në pushtet në Iran. Për këtë arsye përmbysja e tij, shtoi ai, do të çojë drejt paqes dhe qetësisë në një rajon të kërcënuar rëndë nga regjimi klerik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.