☁️
Tiranë 15°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 95.22 ▼6.89%
ARI 4,704 ▲2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,584 ▼ -0.12% ETH $2,353 ▼ -0.97% XRP $1.4281 ▲ +0.94% SOL $89.4800 ▲ +3.39%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.22 ▼6.89 % ARI 4,704 ▲2.96 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 95.22 ▼6.89 % ARI 4,704 ▲2.96 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Politika

Filtri i ri për financimet në fushata zgjedhore, qeveria kalon vendimin për kontrollin e kryqëzuar të parave në politikë

Me qëllimin për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e parave në politikë, Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Platformës Elektronike të Raportimit Financiar, e njohur shkurtimisht si PERF. Ky sistem i ri digjital, i cili i besohet ekskluzivisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për administrim, synon të skanojë çdo qindarkë që hyn dhe del nga arkat e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Me këtë vendim, epoka e raporteve në letër për financimin elektoral të partive pritet t’i lërë vendin një filtri teknologjik të kryqëzuar.

Çfarë është PERF dhe si do të funksionojë?

Sipas vendimit të qeverisë, të hartuar me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, PERF do të shërbejë si një bazë e specializuar të dhënash shtetërore e ndarë në dy nivele informacioni: parësor dhe dytësor.

Platforma do të detyrojë subjektet politike të deklarojnë çdo detaj të financave të tyre.

“Të dhëna parësore konsiderohen ato të mbledhura dhe të administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që kanë të bëjnë me raportet financiare vjetore, shpenzimet e fushatave, burimet e financimit publik e jopublik, si dhe të dhënat për dhurimet monetare, në natyrë, huatë dhe kreditë,” theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Ndërsa të dhëna dytësore konsiderohen të dhënat që merren nga baza të tjera shtetërore, vetëm në masën e nevojshme për identifikim, si:

Të dhëna të përgjithshme të subjektit politik, si person juridik, koalicioneve dhe subjekteve zgjedhore nga baza e të dhënave shtetërore “Tatimi elektronik”, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Të dhënat personale të individëve të deklaruar si kandidatë për deputetë, kandidatë për kryetar bashkie, financierë të partive politike, auditues ligjorë dhe monitorues të fushatës zgjedhore nga baza e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Për të shmangur abuzimet dhe për të verifikuar në kohë reale identitetin e donatorëve dhe financuesve, sistemi i ri nuk do të funksionojë i izoluar. PERF do të ndërveprojë me bazën e të dhënave të “Tatimit Elektronik” dhe Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Kjo do të mundësojë një filtër automatik për çdo individ apo person juridik që sponsorizon partitë.

Kush e kontrollon sistemin?

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë dhe qasjes në këtë platformë, duke përcaktuar role strikte për çdo aktor të përfshirë në procesin zgjedhor. Ndërsa KQZ do të ketë kontroll absolut administrativ dhe funksional, aktorët e tjerë do të kenë akses të kufizuar.

Dokumenti zyrtar nënvizon rëndësinë e ruajtjes së kufijve kompetencialë:

“Aksesi realizohet në përputhje me parimin e proporcionalitetit dhe kufizohet vetëm në masën e nevojshme për përmbushjen e funksioneve ligjore të secilit rol.”

Partitë dhe subjektet zgjedhore do të mund të regjistrojnë dhe përditësojnë vetëm të dhënat e tyre.

Kandidatët dhe financierët do të kenë dritare të kufizuara vetëm për deklarimin e kontributeve të tyre.

Audituesit ligjorë dhe monitoruesit do t’i jepet akses specifik për të shqyrtuar dhe verifikuar të dhënat në funksion të raporteve të tyre të monitorimit.

Siguria kibernetike dhe gjurmët digjitale

Me përfshirjen e të dhënave financiare dhe personale, mbrojtja e privatësisë dhe siguria e sistemit janë jetike. KQZ, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), janë ngarkuar të ngrenë një mburojë teknike ndaj ndërhyrjeve të jashtme apo të brendshme.

Qeveria e bën të qartë tolerancën zero ndaj manipulimeve.

“Çdo veprim në sistem lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin apo përhapjen e të dhënave duhet të lërë gjurmë për qëllime sigurie dhe auditimi.”, thuhet në vendim.

Të dhënat personale të transmetuara në PERF do të ruhen vetëm për aq kohë sa kërkon përmbushja e detyrimit ligjor dhe më pas do të fshihen ose anonimizohen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.