☁️
Tiranë 8°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,645 ▼ -0.23% ETH $2,227 ▼ -0.07% XRP $1.1543 ▼ -2% SOL $88.9100 ▼ -1.12%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

FSHF nderon kujtimin e Martin Canit me një mini-fushë për komunitetin dhe të rinjtë

Federata Shqiptare e Futbollit vijon angazhimin e saj në mbështetje të komunitetit dhe promovimin e vlerave të sportit, duke realizuar një investim domethënës: ndërtimin e një mini-fushe futbolli në kujtim të futbollistit të ndjerë, Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024.

Mini-fusha, që tashmë mban emrin e tij, është konceptuar si një homazh për një talent të ri të futbollit shqiptar, por edhe si një hapësirë e dedikuar për fëmijët e zonës – një vend ku ata mund të luajnë, të rriten dhe të edukohen përmes sportit.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, si dhe familjarët e Martin Canit, në një moment të mbushur me emocion dhe mirënjohje.

Në prononcimin e saj për fshf.org, Anila Basha theksoi rëndësinë e kësaj nisme:

“Sot inaugurojmë një fushë që do të mbajë emrin e Martinit – një djalë i talentuar dhe me potencial të madh. Ky është një kontribut i Federatës jo vetëm për të nderuar kujtimin e tij, por edhe për të inkurajuar fëmijët që të zgjedhin sportin si rrugë zhvillimi. Në këtë mënyrë japim edhe një mesazh të qartë: dhuna nuk është zgjidhje, ndërsa sporti është një alternativë që ndërton dhe bashkon.”

E prekur nga ky gjest, nëna e Martin Canit, Florina u shpreh:

“Jam shumë krenare që u realizua kjo mini-fushë për të gjithë fëmijët. Shpresoj që këtu të përcillet gjithmonë energjia pozitive që kishte Martini. Faleminderit nga zemra Federatës.”

Ndërsa babai i tij shtoi, Angel Cani:

“Faleminderit FSHF-së që nuk e harroi Martinin dhe që krijoi këtë hapësirë për komunitetin dhe brezat e rinj. Është një kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve.”

Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit shkon përtej infrastrukturës sportive. Ai përfaqëson një simbol të kujtesës dhe shpresës, si dhe një mesazh të fortë për rolin që sporti luan në edukimin, përfshirjen dhe zhvillimin e shoqërisë.

Përmes iniciativave të tilla, FSHF vijon të ndërtojë jo vetëm fusha futbolli, por edhe mundësi reale për brezat e rinj që të rriten me vlerat më të mira të sportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.