🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,998 ▲ +1.28% ETH $2,504 ▲ +2.21% XRP $1.4157 ▲ +1.88% SOL $106.0000 ▲ +1.33%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Gjatë 24 orëve policia ka privuar nga liria 18 shoferë për vozitje të pakujdesshme

Kamerat e “Safe City” nuk tolerojnë vozitjet e pakujdesshme në trafik. Ata kanë kapur shtetasin serb, i cili në vendin tonë në dy raste, ku shpejtësia e lejuar ka qenë 80 k/h, ai ka vozitur mbi 160.

Siç ka bërë me dije MPB, 34 vjeçari D.P. është privuar nga liria në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, pasi gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Shkoda“, është konstatuar se në dy raste kishtre drejtuar automjetin e tij me shpëjtësi dy herë më të madhe se sa e lejuara. Për rastin tha policia, do të paraqitet kallëzim penal përkatës.“Më 22.07.2026, në orën 13:42, në autostradën A1, në afërsi të Demir Kapisë, D.P. e drejtonte automjetin me shpejtësi prej 163 kilometrash në orë, ndërsa më 20.08.2026, në orën 19:40, në po këtë segment rrugor, përsëri e drejtonte automjetin me shpejtësi prej 169 kilometrash në orë dhe në të dyja rastet në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”.

Ndërkohë, policia për vetëm 24 orë ka arrestuar 18 shoferë, të cilët kanë vozitur në mënyrë të pakujdesshme. Prej tyre 9 kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, 7 kanë vozitur pa patent shoferi dhe dy kanë pasur ndalesë për vozitje.

“Nëntë shoferë që kanë vozitur në ndikimin e alkoolit janë nga Shtipi, Prilepi, Demir Hisari, Manastiri, Kumanova dhe Negotina. Shtatë shoferë që kanë vozitur pa patent shoferi janë nga Kumanova, Shkupi, Manastiri, Gostivari dhe Çashka, në mesin e tyre dy kanë qenë të mitur. Në të njejtën periudhë, zyrtarët policorë kanë ndaluar edhe dy shoferë nga Shkupi dhe Kumanova, të cilët kanë vozitur edhe pse e kanë pasur aktive ndalesën për drejtim të automjetit”.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, policia thotë se do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.