⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,009 ▼ -0.21% ETH $2,244 ▲ +0.01% XRP $1.1681 ▼ -2.54% SOL $89.9400 ▼ -0.64%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

“Nature”: “Truri” më jetëgjatë i rritur në laborator ruan gjurmët e ndryshimeve biologjike ndër vite

– Shkencëtarët kanë arritur të mbajnë në laborator organoide të trurit njerëzor për më shumë se 5 vjet, duke vendosur një rekord të ri për jetëgjatësinë e këtyre modeleve, sipas revistës shkencore “Nature”.

Organoidet janë struktura shumë të vogla, të krijuara nga qeliza njerëzore, që imitojnë disa procese të zhvillimit të trurit.

Ato nuk janë tru të plotë njerëzorë, por modele laboratorike që u mundësojnë shkencëtarëve të studiojnë qelizat e trurit në kushte të kontrolluara.

Qëllimi i studimit ishte të përcaktohej nëse këto organoide mund të ruajnë dhe pasqyrojnë ndryshimet, që lidhen me zhvillimin dhe plakjen e qelizave të trurit, për periudha shumë të gjata, dhe jo vetëm për disa muaj.

Risia kryesore ishte jetëgjatësia e tyre.

Studiuesit arritën t’i mbanin organoidet për më shumë se 5 vjet, shumë më gjatë se rekordi i mëparshëm prej rreth 694 ditësh.

Gjatë kësaj periudhe, qelizat vazhduan të ndryshonin dhe të shfaqnin shenja të lidhura me kalimin e kohës biologjike.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se qelizat e organoideve duket se “mbajnë mend” fazat e mëparshme të zhvillimit.

Kjo u vu re edhe përmes ndryshimeve në ADN, veçanërisht në metilimin e ADN-së, një proces kimik që ndryshon me kalimin e kohës dhe që mund të përdoret si një lloj “ore biologjike” për të përcaktuar moshën e qelizave.

Në studimin e ri, studiuesit ndoqën 34 organoide, për periudha nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, dhe analizuan qindra mijëra qeliza.

Një nga zbulimet më interesante ishte se qelizat e këtyre organoideve vazhduan të plaken dhe të zhvillohen në mënyra të ngjashme me qelizat e trurit njerëzor.

Ato duket se ruajnë edhe një lloj “kujtesë” të fazave të zhvillimit që kanë kaluar.

Në një eksperiment tjetër, studiuesit bashkuan qeliza më të vjetra me qeliza shumë më të reja.

Qelizat më të vjetra ishin në gjendje të kalonin disa etapa të hershme të zhvillimit dhe të prodhonin më shpejt neurone që zakonisht shfaqen më vonë.

Kjo sugjeron se qelizat ruajnë një lloj “kujtesë zhvillimore”.

Studimi u drejtua nga Paola Arlotta dhe u krye kryesisht në Universitetin Harvard, në bashkëpunim me Institutin Broad të Institutit të Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) dhe Universitetit Harvard, si dhe me studiues nga MIT, Instituti “Max Planck” për Gjenetikën Molekulare në Berlin dhe institucione të tjera kërkimore.

Pse është i rëndësishëm studimi?

Këto modele mund t’u japin shkencëtarëve një mënyrë të re, për të studiuar zhvillimin dhe plakjen e trurit njerëzor për periudha shumë më të gjata se më parë.

Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në kërkimet për sëmundje neurologjike dhe psikiatrike, përfshirë Alzheimerin dhe skizofreninë.

Megjithatë, organoidet nuk janë trura njerëzorë të plotë dhe nuk riprodhojnë të gjithë kompleksitetin e një truri të gjallë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.