☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,463 ▼ -0.44% ETH $2,490 ▼ -0.26% XRP $1.4016 ▼ -1.08% SOL $104.5700 ▼ -0.56%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Kronika

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Procesi i vetingut në drejtësi ka ndikuar edhe në gjykimin e çështjeve civile në Gjykatën e Shkodrës. Sipas kryetarit të Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, efektet janë ndier veçanërisht në shkallën e parë.

“Shkodra në procçeset gjyqësore penale qëndron mjaft mirë, gjykohen brenda afateve, gjithmonë në shkallë të parë. Proceset civile kanë faktikisht një ngadalësim për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve të seksionit civil dhe të grumbullimit të çështjeve të cilat u bënë me kalimin e viteve bashkë për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve, shkarkimit të gjyqtarëve etj, dhe po ecën me ritme paksa më të ngadalta, por të paktën ardhja e gjyqtarëve në vitin e kaluar i ka vënë në lëvizje sadopak këto çështje”, deklaroi Anton Kosteri, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër.

Por problematika më e madhe, sipas Kosterit, lidhet me çështjet që kalojnë në apel dhe shqyrtohen në Tiranë. Kjo situatë krijon vështirësi për avokatët dhe qytetarët që duhet të ndjekin proceset gjyqësore jashtë Shkodrës.

“Shkodra e vuan mjaft gjykimin e çështjeve në apel, mundësinë që qytetarët të shkojnë në gjykatën e apelit dhe të paraqiten dhe të mbrojnë të drejtat e tyre, po ashtu edhe çështjet administrative në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë. Ndaj për Shkodrën janë një numër i konsiderueshëm që ishin rreth 70% e të gjitha procçeseve gjyqësore që kanë lidhje me subjektet nga Shkodra, pra subjekte flas edhe organe administrative dhe individë, janë në Tiranë dhe për shkak të largësisë dhe stokut të madh të dosve janë është shumë e vështirë që në një të ardhme të afërt të merret një vendim i shpejtë”, shtoi Kosteri.

RTSH

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.