☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.16 ▲1.37%
ARI 4,143 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,834 ▲ +0.91% ETH $2,446 ▲ +1.44% XRP $1.3333 ▲ +2.13% SOL $105.9500 ▲ +0.71%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.16 ▲1.37 % ARI 4,143 ▲0.02 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.16 ▲1.37 % ARI 4,143 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

I vuri pistoletën në kokë 17-vjeçarit pas konsumimit të alkoolit, detaje nga plagosja te Casa Italia

Janë zbuluar detaje të reja nga plagosja me armë zjarri pranë Casa Italia-s në kryeqytet. Në dëshminë e dhënë në polici ata kanë deklaruar se katër të rinjtë ndodheshin në banesën e 19-vjeçarit Rigers Sylaj.

Ata kanë konsumuar alkool dhe në një moment 19-vjeçari ka marrë pistoletën për t’ia treguar shokëve dhe dyshohet se pa e ditur që në të kishte fishekë ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17- vjeçar.

Mësohet se 17-vjeçari ka një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr pasi shtëpia është private dhe kanë njoftuar ambulancën.

Në dëshminë paraprake ata i kanë pohuar policisë se kanë dëgjuar një të shtënë arme dhe shoku i tyre është plagosur në oborr. Por teksa janë marrë sërish në pyetje kanë treguar se ishin duke pirë alkool në banesë dhe ngjarja ka ndodhur aksidentalisht teksa 19-vjeçari Sylaj po u tregonte pistoletën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.