🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,860 ▲ +0.09% ETH $2,233 ▼ -0.05% XRP $1.1534 ▼ -0.75% SOL $89.2800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Inteligjenca artificiale nuk do të përdoret më në shkollat fillore të New Yorkut

Qyteti i New YJorkut do të ndalojë përdorimin e inteligjencës artificiale nga nxënësit në shkollat publike deri në klasën e tetë, zakonisht deri në moshën 13 ose 14 vjeç.

Ky ndryshim është pjesë e një reforme gjithëpërfshirëse të mënyrës së përdorimit të teknologjisë në distriktin më të madh shkollor në SHBA, ku çdo vit mësojnë rreth 900 mijë nxënës.

Në kuadër të një tjetër ndryshimi të politikës, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin laptopë ose tableta në klasë deri në klasën e tretë, pra deri në moshën 9 ose 10 vjeç. Politikat e reja teknologjike në shkollat publike të qytetit ndjekin një trend që po përhapet edhe në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara.

Mësuesit dhe prindërit kanë paralajmëruar për përdorimin e programeve arsimore të bazuara në inteligjencën artificiale në shkolla, për shkak të shqetësimeve se ato mund të dëmtojnë shëndetin mendor dhe zhvillimin njohës të fëmijëve.

Mamdani announces 1 year ban on use of AI for elementary, middle school students www.youtube.com

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me varësinë nga teknologjia për kryerjen e proceseve të arsyetimit logjik. Studiuesit e kanë quajtur këtë fenomen “delegim njohës”, ndërsa janë ngritur shqetësime edhe për ndikimin e përdorimit të AI-së në mjedis.

Përdorimi i inteligjencës artificiale do të lejohet vetëm në shkollat e mesme, të cilat në sistemin arsimor amerikan fillojnë nga klasa e nëntë. Edhe atëherë, përdorimi do të kufizohet në qëllime të caktuara, siç është mësimi rreth vetë teknologjisë.

Gjithashtu do të ndalohen chatbotët e AI-së që ofrojnë “shoqëri” ose mbështetje psikologjike për nxënësit. Rregullat, megjithatë, u lejojnë mësuesve të përdorin AI-në për detyra si përgatitja e mësimeve apo hartimi i mesazheve, por nuk do t’u lejohet t’i kërkojnë inteligjencës artificiale të vlerësojë detyrat e nxënësve.

Departamenti i Arsimit i qytetit rekomandon gjithashtu kufizimin e kohës para ekranit në klasë në 45 minuta për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të tetën dhe në 30 minuta për nxënësit më të vegjël.

Megjithatë, mbetet një pyetje e rëndësishme: si do të kontrollohet përdorimi i inteligjencës artificiale, duke qenë se nxënësit mund ta përdorin atë edhe jashtë ambienteve të shkollës? /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.