☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,639 ▼0.61%
DOW 52,928 ▼0.48%
NASDAQ 26,054 ▼1.2%
NAFTA 88.27 ▲2.93%
ARI 4,384 ▼2.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,800 ▼ -0.1% ETH $2,443 ▼ -0.16% XRP $1.3711 ▲ +0.45% SOL $102.0000 ▼ -0.47%
S&P 500 7,639 ▼0.61 % DOW 52,928 ▼0.48 % NASDAQ 26,054 ▼1.2 % NAFTA 88.27 ▲2.93 % ARI 4,384 ▼2.17 % S&P 500 7,639 ▼0.61 % DOW 52,928 ▼0.48 % NASDAQ 26,054 ▼1.2 % NAFTA 88.27 ▲2.93 % ARI 4,384 ▼2.17 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

Genti Nela, 18 vjeç, ka rrëfyer para autoriteteve dhunën që pretendon se është ushtruar ndaj tij nga disa persona, pasi u kishte kërkuar pagën dhe u kishte njoftuar se do të largohej nga puna për të nisur një angazhim tjetër. Për ngjarjen e 27 gushtit janë arrestuar Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Detaje të reja dalin nga dëshmia e Genti Nelës, 18-vjeçari që u dhunua në ambientet e një hoteli-restorant në zonën e Malit të Robit, pasi, sipas kallëzimit të tij, kërkoi pagesën dhe njoftoi se do të largohej nga puna.

Për ngjarjen e mbrëmjes së 27 gushtit janë arrestuar Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit me burg për një afat 45-ditor. Ndërkohë, dy persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas kallëzimit, Nela kishte nisur punë më 10 korrik 2026 si banakier në hotel-restorantin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit. Ai deklaron se pagesën e parë e kishte marrë më 10 gusht dhe se më pas kishte vijuar punën normalisht.

Më 27 gusht, sipas dëshmisë së tij, ai u ka kërkuar pronarëve pagesën dhe u ka komunikuar vendimin për të vazhduar punën në një tjetër vend.

Pretendimi për dhunën

Sipas Nelës, Florian dhe Arbër Habilaj nuk e kanë pranuar vendimin e tij për t’u larguar nga puna. Në ambient ndodheshin edhe **Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha**.

18-vjeçari pretendon se fillimisht është sharë dhe më pas është goditur me grusht nga Florian Habilaj. Më tej, sipas deklarimit të tij, Arbër Habilaj e ka goditur me një tavëll qelqi në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Nela pretendon gjithashtu se është goditur nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha e ka mbajtur, duke e penguar të largohej nga ambienti.

Sipas dëshmisë, ai ndodhej pranë banakut dhe rruga e daljes i ishte bllokuar, ndaj nuk kishte mundësi të largohej. Ai deklaron se goditjet kanë vijuar për një periudhë të pandërprerë dhe se si pasojë ka pësuar plagë dhe gjakderdhje.

“Më kërcënonin se do të më vrisnin”

Pjesë e rëndësishme e dëshmisë lidhet me kërcënimet që 18-vjeçari thotë se ka marrë gjatë dhunimit.

Sipas tij, personat që e dhunonin e kanë kërcënuar vazhdimisht se do ta vrisnin dhe do ta zhduknin, ndërsa i kanë thënë se nuk do ta lejonin të shkonte në polici.

Nela pretendon se, pavarësisht se ishte i gjakosur, personat vijonin ta nxisnin njëri-tjetrin për të vazhduar goditjet.

Në përpjekje për t’u mbrojtur, sipas deklarimit të tij, 18-vjeçari ka marrë një gotë qelqi dhe ka goditur Florian Habilajn në kokë. Më pas, ai thotë se ka përdorur edhe grushte për të krijuar mundësinë për t’u larguar.

U largua me vrap, por thotë se u ndoq përsëri

Pas përplasjes, Nela deklaron se arriti të largohej me vrap nga ambienti. Sipas tij, ai është ndjekur nga katër personat dhe rruga i është bllokuar sërish, ku pretendon se është goditur përsëri.

Më pas, ai thotë se ka mundur të largohet për herë të dytë dhe ka telefonuar nënën e tij për ta njoftuar për ngjarjen. Më pas është paraqitur në polici, ku ka bërë kallëzimin.

18-vjeçari ka deklaruar se nuk kishte pasur më parë konflikte me personat e përmendur dhe se gjatë periudhës së punësimit kishte qenë korrekt në kryerjen e detyrave. Sipas tij, puna e tij ishte vlerësuar edhe nga punëdhënësit.

Në fund të dëshmisë, Nela ka deklaruar se gjatë gjithë ngjarjes është ndjerë në rrezik për jetën.

“Është ndjerë sikur po përjetonte momentet e fundit të jetës së tij”, thuhet në përshkrimin e dëshmisë, ku 18-vjeçari përshkruan përballjen me katër persona.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa pretendimet e bëra në kallëzimin e 18-vjeçarit pritet të verifikohen nga organet kompetente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.