☁️
Tiranë 31°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,492 ▲0.69%
DOW 52,339 ▲0.3%
NASDAQ 26,160 ▲1.31%
NAFTA 69.61 ▼1.61%
ARI 4,038 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,376 ▼ -3.72% ETH $1,570 ▼ -3.7% XRP $1.0396 ▼ -2.68% SOL $73.3400 ▼ -3.19%
S&P 500 7,492 ▲0.69 % DOW 52,339 ▲0.3 % NASDAQ 26,160 ▲1.31 % NAFTA 69.61 ▼1.61 % ARI 4,038 ▼0.03 % S&P 500 7,492 ▲0.69 % DOW 52,339 ▲0.3 % NASDAQ 26,160 ▲1.31 % NAFTA 69.61 ▼1.61 % ARI 4,038 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Politika

KQZ- Debate mes kryetares Luzi dhe përfaqësuesit të PDIU-së

kqzMbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nisi me debate të ashpra mes përfaqësuesit ligjor të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe kryetares së KQZ-së , i cili reagoi ndaj vendimit të djeshëm të KQZ-së, që i heq të drejtën ligjore kësaj force politike për tu përfaqësuar në grupet e numërimit të votave.

Me një ton mjaft të ashpër juristi i PDIU-së i kërkoi kryetares Luzi që të respektojë dispozitat e kodit zgjedhor dhe të tërheqë vendimin e djeshëm që penalizon padrejtësisht subjektin politik që ai përfaqëson.

“Dje keni marrë një vendim shumë të gabuar dhe të padrejtë, pasi subjekti ynë ka fituar 50 mijë vota dhe ka pesë mandate në parlament, në këtë mënyrë ai plotëson kriterin për të pasur të drejtën për pjesëmarrje në shortin, për anëtarët e grupeve të numërimit të votave. Dua të rivendoset e drejta e subjektit që unë përfaqësoj ndaj ju bëj thirrje të mos bini pre e vendimarrjes me mesazhe, por zbatoni kodin” , iu drejtua juristi i PDIU-së, kryetares së KQZ.

Kjo e fundit nga ana e saj i kërkoi kësaj force politike që ta ankimojë vendimin e Komisionit në Kolegjin Zgjedhor, sikurse e parashikon ligji.

“KQZ e ka marrë vendimin dhe nga dita e djeshme fillon dhe afati ligjor i ankimimit në Kolegj”, tha Luzi.

Rendi i ditës i mbledhjes së sotme të KQZ-së parashikon ndër të tjera diskutimin e kërkesës së Partisë Demokratike për çregjistrimin e Gentian Muhametit, kandidat për Bashkinë Këlcyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.