🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.26 ▼0.01%
ARI 4,346 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,928 ▼ -2.64% ETH $1,772 ▼ -1.18% XRP $1.1962 ▼ -3.49% SOL $72.4200 ▼ -3.44%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.26 ▼0.01 % ARI 4,346 ▼0.2 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.26 ▼0.01 % ARI 4,346 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

KQZ nuk ç’regjistron kandidatin në Këlcyrë, drejtësia të verifikojë dokumentacionin

lumturiKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mori sot një vendim për kërkesën e Partisë Demokratike që kërkon çregjistrimin e Gentian Muhametit, kandidat i koalicionit te djathte Aleanca Popullore për Punësim dhe Dinjitet, nga gara elektorale e 21 qershorit. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështje, KQZ miratoi propozimin e kryetares Lefterije Luzi për t’i përcjellë për verifikim institucioneve kompetente dokumentacionin e kandidatit në fjalë, për të cilin PD kërkon tërheqjen nga kandidimi.
“Jemi para fakteve që ne si institucion nuk i zgjidhim dot, pasi nuk kemi kompetencë ta bëjmë. Propozoj që   dëshminë e penalitetit të kandidatit t’ia çojmë për verifikim institucioneve më të larta dhe më pas të mblidhemi e të marrim një vendim për kërkesën e PD-së”, tha Luzi. Në mbështetje të saj u shpreh dhe anëtari tjetër i KQZ-së, i propozuar nga opozita, Hysen Osmanaj, sipas të cilit institucioni zgjedhor nuk ka të drejtë të verifikojë pastërtinë e figurës së kandidatëve.
Nënkryetari i Komisionit Denar Biba, duke parashtruar argumentet për kërkesën e demokratëve tha se kodi zgjedhor nuk e parashikon çregjistrimin e kandidatit nga vetë subjekti që e ka propozuar, ndërsa theksoi se janë kapërcyer të gjitha afatet ligjore.
“Kodi nuk e parashikon fare këtë historinë e kërkesës nga subjektet për të kërkuar çregjistrimin e kandidatit që ata vetë e kanë propozuar dhe ne nuk e kemi as në ligj një rregullim të tillë. Nga ana tjetër, çdo ditë që kalon drejt ditës përfundimtare të zgjedhjeve e komplikon situatën në lidhje me përgatitjen e fletëve të votimit”, tha Biba, ndërsa shtoi se ‘për prishje të interesave, partitë politike dhe mund t’i shantazhojnë kandidatët’.
Biba mbështeti propozimin e kryetares Luzi që KQZ t’i drejtohet për verifikim institucioneve të tjera kompetente.
Në fillim të diskutimit të kësaj çështje në KQZ, e mori fjalën avokati i kandidatit Muhameti, i cili e konsideroi kërkesën të pabazuar në prova dhe ligj, duke i kërkuar Komisionit që të mos e marrë parasysh.
“Kandidati Muhameti ka paraqitur para kryetarit të PD-së dëshminë e penalitetit të shtetit italian, ku ai ka jetuar për disa vite, nga e cila rezulton se nuk ka të kaluar kriminale. Kërkesa e sotme e PD-së, përveç se dëmton të drejtat individuale të kandidatit, është përtej afateve ligjore”, tha avokati.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, pasi theksoi kompetencën e shqyrtimit të kërkesës nga organi qendror zgjedhor, nënvizoi se koalicioni APPD e ka vendosur standard të tijin tërheqjen nga kandidimi të të gjithë personave me të kaluar kriminale.
“Dua të bëj me dije qartësisht atë që është bërë e njohur publikisht nga koalicioni ynë, standardi që ne kemi vendosur lidhur me platformën për dekriminalizimin dhe pastrimin e politikës nga elementë të inkriminuar. Ky standard në një nga pikat e veta kërkon moskandidimin ose tërheqjen në çdo kohë nga kandidimi të kandidatëve me të kaluar kriminale. Kandidatët që refuzojnë verifikimin e të kaluarës së tyre ose nuk i përgjigjen këtij kriteri atëhere ata automatikisht e humbasin mbështetjen e koalicionit që i ka propozuar”, shpjegoi juristi Kaso.

Pak ditë më parë Partia Demokratike vendosi të tërheqë nga gara elektorale e 21 qershorit kandidatin e saj për Këlcyrën, Gentian Muhameti, për shkak të dyshimeve për të kaluarën e tij. Ky akt u përshëndet dhe nga Ambasada Amerikane si lëvizje për pastrimin e politikës në Shqipëri. Gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu gjatë një takimi me trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nxitur institucionin qendror zgjedhor që t’i përgjigjet sfidës së dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe të të zgjedhurve të saj duke vijuar me çregjistrimin e çdo kandidati të identifikuar si i inkriminuar dhe që vjen si kërkesë e partive politike

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.