☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 84.04 ▲2.76%
ARI 4,012 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,114 ▼ -0.99% ETH $1,856 ▼ -0.77% XRP $1.0879 ▼ -0.92% SOL $75.9200 ▼ -0.21%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 84.04 ▲2.76 % ARI 4,012 ▼0.16 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 84.04 ▲2.76 % ARI 4,012 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Kosova

LDK vlerëson pozitivisht ecurinë e votimit deri në mesditë

Në një konferencë për media, kandidati i LDK-së për deputet, Festim Kabashi, deklaroi se procesi i votimit deri më tani po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme serioze.

“Sipas informacioneve që kemi deri tani, procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme serioze”, u shpreh ai.

Kabashi tha se deri në këto momente nuk është raportuar asnjë parregullsi e rëndë që do të mund të cenonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Deri më tash nuk kemi pranuar ndonjë raportim serioz për ndonjë parregullsi që do të mund ta cenonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Kabashi.

Ai bëri të ditur se vëzhguesit e LDK-së janë të pranishëm në të gjitha qendrat e votimit dhe po e monitorojnë nga afër procesin.

“Vëzhguesit tanë janë të pranishëm në të gjitha qendrat e votimit dhe po e përcjellin nga afër procesin” , tha Kabashi.

Sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën e konferencës ishte rreth 15 për qind. Kabashi u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese e demokratike, sepse çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetar ka mundësinë të përcaktojë drejtimin e vendit”, u shpreh Kabashi.

Në fund, ai ftoi të gjithë pjesëmarrësit në proces që të ruajnë qetësinë dhe frymën demokratike deri në mbylljen e votimit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.