☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▼ -2.64% ETH $2,188 ▼ -2.72% XRP $1.3255 ▼ -1.6% SOL $81.6700 ▼ -3.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Media serbe dhe ndërkombëtare mbi vizitën e kryeministrit Vuçiç në Tiranë

Rama 2Media serbe pasqyroi sot gjerësisht vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç në Tiranë. Agjencia zyrtare serbe e lajmeve, TANJUG, i kushtoi një hapësirë të madhe kësaj vizite, ku binte në sy numri i konsiderueshëm i titujve lidhur me këtë vizitë duke veçuar sidomos pritjen e bërë nga autoritetet shqiptare dhe masat e larta të sigurisë për mbarëvajtjen e vizitës.

”Takimi i dy kryeministrave në Pallatin e Brigadave është takimi i tyre i dytë dhe i pari i një kryeministri serb në kryeqytetin shqiptar”, shkruante TANJUG-u.

”Jashtë këtij pallati, ku u zhvilluan bisedimet, Vuçiç u mikprit në mënyrë ceremoniale, me roja nderi dhe me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve”, shtonte ai.

”Për këtë vizitë janë marrë masa të larta sigurie, me monitorim nga toka dhe ajri, përfshirë njësitë antiterroriste”, theksonte TANJUG-u.

Në ndërkohë, rrjeti informativ serb, B92 thekson se kryeministri serb Vuçiç falenderoi homologun shqiptar Rama për pritjen e ngrohtë.

”Dy popujt tanë janë fqinjë, një fakt që nuk do të ndryshojë kurrë, kështu që ata duhet të zgjidhin të gjitha problemet e tyre me anë të dialogut”, kishte veçuar B92 nga deklaratat e kryeministrit serb.

“Fakti është që ne nuk biem dakord për Kosovë. Serbia e trajton dhe do ta trajtojë atë si pjesë integrale të saj, ndërsa Shqipëria si një vend të pavarur. Megjithatë, besoj se këto mospërputhje mund të lehtësohen nëpërmjet dialogut”, theksoi Vuçiç.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP shkruante se vizita e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç është një vizitë historike.

”Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon sot një vizitë historike dyditore në Tiranë, e para e një shefi të qeverisë serbe në Tiranë, që ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve delikate mes dy vendeve”, shkruan AFP.

”Kjo vizitë shoqërohet me masa të larta sigurie, me praninë e rreth 1 300 policëve dhe forcave të tjera të zbatimit të ligjit”, shto ajo.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA shkruan se vizita e kryeministrit serb është e një rëndësie të veçantë.

”Kryeministri serb, Vuçiç filloi sot një vizitë të një rëndësie të veçantë në Shqipëri duke shënuar kështu vizitën e parë të një shefi të qeverisë apo të shtetit serb në Tiranë. Kjo është vizita e kthimit e Vuçiçit pas asaj të Ramës në Beograd, nëntorin e kaluar”, shkruan DPA-ja.

Edhe agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency e konsideron historike vizitën e kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Shqipëri.

”Në kuadër të vizitës së tij historike dy ditore, Vuçiç dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur me nderime të larta shtetërore në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë”, njofton Anadolu Agency.

”Kryeministrit serb i ka uruar mirëseardhjen homologu i tij shqiptar, Edi Rama si dhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. Kreu i qeverisë serbe shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja serbe e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç”, shkruan AA-ja.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.