☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,124 ▲0.22%
DOW 49,125 ▼0.38%
NASDAQ 24,605 ▲0.68%
NAFTA 95.43 ▼0.44%
ARI 4,709 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $78,182 ▲ +0.88% ETH $2,321 ▲ +0.12% XRP $1.4376 ▲ +1.62% SOL $86.1700 ▲ +0.49%
S&P 500 7,124 ▲0.22 % DOW 49,125 ▼0.38 % NASDAQ 24,605 ▲0.68 % NAFTA 95.43 ▼0.44 % ARI 4,709 ▼0.31 % S&P 500 7,124 ▲0.22 % DOW 49,125 ▼0.38 % NASDAQ 24,605 ▲0.68 % NAFTA 95.43 ▼0.44 % ARI 4,709 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Opinion

Mimoza Ahmeti: një revolucion i vonuar… në stallë

Nga HELIDON HALITI

Në Shqipërinë e dikurshme, kur poezia mund të të kushtonte lirinë, Mimoza Ahmeti ishte ndër ato krijuese që ecnin në kufirin delikat mes guximit dhe dënimit. Një avangardiste në një sistem që kishte alergji ndaj çdo forme të avangardës, ajo arriti t’i shpëtojë asaj që për shumë të tjerë ishte e pashmangshme: “riedukimit”.

Sepse në atë kohë, poezia nuk ishte thjesht poezi. Ishte provë penale. Dhe lista e të “riedukuarve” është e gjatë: Faslli Haliti në fshatin socialist, Visar Zhiti në burg, Edi Hila në pulari—një galeri alternative ku pulat ishin më pak kritike se komisionet ideologjike. Ndërkohë, një tjetër figurë që më vonë do të zinte skenën publike, Edi Rama, eksperimentonte me ngjyrat dhe me zhurmën e vet karakteristike.

Në këtë klimë, Mimoza vinte si një aromë e fortë qyteti—madje jo thjesht qyteti, por kryeqyteti. Poezia e saj kishte parfum, nerv, dhe një dozë të mirë vetëbesimi që, në atë kohë, ishte pothuajse akt rebelimi.

Por historia, siç dihet, ka një sens humori që shpesh i kalon edhe poetët.

Sepse sot, në vitin 2026, e gjejmë Mimozën jo në një salon letrar, por në një format televiziv: “Ferma VIP”. Një zhvendosje që nuk është thjesht gjeografike, por pothuaj filozofike. Nga metropoli në stallë. Nga metafora në bajgë.

Ajo që dikur i shpëtoi “riedukimit” socialist, sot duket se e ka përqafuar me dëshirë një version të ri të tij—këtë herë jo nga shteti, por nga tregu. Sepse nëse dikur sistemi të çonte në fshat si dënim, sot të njëjtën gjë e bën televizioni… si privilegj.

Dhe Mimoza përshtatet.

Mimoza që dikur shmangte me elegancë çdo aromë që nuk ishte Chanel-i i metaforës, sot hyn në një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me aromat e fermës. Madje i reinterpreton ato. Në një kthesë poetike që do ta kishte zili edhe realizmi socialist, ajo arrin të krahasojë deodorantin luksoz me aromën e bajgës—duke e ngritur këtë të fundit në statusin e një margaritari rural.

Kjo nuk është më thjesht poezi. Është një formë e re estetike: neo-bajgëzimi kritik.

Nga “Mimoza llastica” në “Mimoza me poza”, transformimi është i plotë. Ajo pozon me lopën me një seriozitet pothuaj ekzistencial, mbron gomarin si një figurë e nëpërkëmbur e sistemit dhe këndon—me një liri tonale që sfidon çdo konservator të muzikës.

Dhe sigurisht, nuk mungon kulmi: afrimiteti me dhinë. Një simbol që, në një ekspozitë tjetër, mund të ishte metaforë. Këtu është partner skene.

Në mënyrë paradoksale, ajo që diktatura nuk arriti ta realizojë plotësisht—ta zbresë poetin në realitetin rural—po e realizon sot demokracia spektakolare, me ndriçim LED dhe audiencë masive.

Sepse në fund, ndoshta kjo është fitorja më e madhe e kapitalizmit: nuk të detyron të shkosh në fermë… të bën të shkosh vetë, me kontratë dhe honorar.

Dhe Mimoza shkon. Jo si e dënuar. Por si protagoniste.

Helidon Haliti Piktor / Artist pamor Profesor në Universitetin e Arteve, Tiranë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.