☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.46 ▼1.28%
ARI 4,053 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,962 ▼ -1.24% ETH $2,310 ▼ -2.07% XRP $1.2939 ▼ -3.04% SOL $99.8400 ▼ -1.85%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.46 ▼1.28 % ARI 4,053 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Moody’s rikonfirmon vlerësimin aktual “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”

Në “gjykimin vlerësues” më të fundit të saj, publikuar në 07 Prill 2023, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s ri-konfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tre goditjeve të mëdha që goditën ekonominë shqiptare në vitet e fundit, konkretisht tërmeti në fund të vitit 2019, pandemia e koronavirusit që e shtyu ekonominë shqiptare në recesion në vitin 2020 dhe kriza evropiane energjetike që filloi në 2022, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Agjencia vlerëson se, ekonomia e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë rezistente në periudhën 2023-2024. Për më tepër, agjencia vlerëson procesin e anëtarësimit në BE si ankora kryesore e jashtme për një zbatim të mëtejshëm gradual të reformave strukturore ekonomike dhe institucionale.

Gjithashtu, në periudhën afatgjatë, aftësia e vendit për të mbështetur procesin e konvergjencës së të ardhurave për banorë me vendet e BE-së do të varet nga suksesi i qeverisë në zbatimin e reformave strukturore dhe rritjen e konkurrencës në raport me vendet e tjera të rajonit.

Ndërsa borxhi i përgjithshëm i qeverisë ndaj GDP-së (përfshirë garancitë) u rrit me pothuajse 9 pikë përqindjeje gjatë viteve 2019-21, duke kulmuar në 74.5% në vitin 2021 (që gjithsesi ishte nën mesataren prej 79.1% të vendeve me vlerësimin të njëjtë B1), raporti i borxhit publik ri-hyri në një trend të fortë zbritës në vitin 2022 dhe u zvogëlua me pothuajse 10 pikë përqindjeje në 64.6%, duke u ulur nën nivelin para-pandemik të vitit 2019.

Moody’s parashikon që raporti i borxhit publik në Shqipëri të vijojë të ulet. Deri në vitin 2024, Moody’s parashikon që raporti i borxhit ndaj GDP-së të Shqipërisë të jetë 61.2%, që do jetë rreth 13.8 pikë përqindjeje më poshtë mesatares së vendeve me vlerësim të njëjtë B1.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.