☁️
Tiranë 37°C · Vranët 29 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.00 ▲1.11%
ARI 4,049 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $60,096 ▼ -0.08% ETH $1,578 ▲ +0.16% XRP $1.0544 ▲ +0.63% SOL $73.3400 ▲ +2.7%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.00 ▲1.11 % ARI 4,049 ▼1.16 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.00 ▲1.11 % ARI 4,049 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

PBB rritet me 3.7% ne janar – mars, gjysma erdhi nga administrata publike, biznesi prodhues në krizë

Ekonomia shqiptare ka shënuar një ecuri pozitive gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke regjistruar një rritje prej 3,71% në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo performancë është mbështetur fuqishëm nga sektori publik, i cili ka marrë rolin e motorit kryesor për zgjerimin ekonomik të vendit, teksa  ekonomia e private dhe sektorit kryesore bujqësinë dhe industrinë shënuan rënie.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, aktiviteti që përfshin administratën publike, arsimin dhe shëndetësinë ka dhënë kontributin më të lartë në rritjen e PBB-së në tremujorin e parë 2026, duke siguruar 1,68 pikë përqindje të rritjes totale, që përkthehet në gati gjysmën e gjithë performancës ekonomike për këtë tremujor.

Në terma të vlerës së shtuar, ky grup aktivitetesh shënoi një rritje të ndjeshme prej 13,93%, duke lënë pas sektorë të tjerë të rëndësishëm. Pas administratës, një kontribut të qëndrueshëm kanë dhënë edhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme që kontribuoi me më shumë se 0.5 pikë % të rritjes totale në janar-mars 2026. Të dhënat tregojnë se, shërbimet profesionale dhe administrative, si dhe sektori i ndërtimit, të cilët kanë ndihmuar në balancimin e treguesve ekonomikë.

Biznesi nën presion

Nga ana tjetër, bizneset në sektorët prodhues dhe të burimeve natyrore po përjetojnë një periudhë vështirësie. Grupi i industrisë, energjisë dhe ujit ka shënuar një rënie prej 2,17%, duke vijuar të jetë një nga frenuesit kryesorë të rritjes ekonomike. Gjithashtu, bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë regjistruar një tkurrje të lehtë prej 0,49%, ndërsa aktivitete të lidhura me artin, argëtimin dhe shërbimet e tjera kanë pësuar rënien më të theksuar. Industria dhe bujqësia e ndikuan negativisht rritjen ekonomike në këtë fllimvit me -0.8 pikë %.

Si u fry rritja e  tremujorit të parë 2026, duke rishikuar me ulje 2025

Ekonomia shqiptare ka nisur vitin 2026 me një rritje reale prej 3,71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, performancë kjo që është ndikuar drejtpërdrejt nga përditësimi i bazës krahasuese. Në kuadër të rishikimit të llogarive vjetore, INSTAT ka ndryshuar të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2025, duke e korrigjuar normën e rritjes nga 3,83% në 3,53%.

Ky rishikim me ulje i bazës së vitit të shkuar ka shërbyer si një faktor teknik që ka ndikuar në mënyrën se si reflektohet zgjerimi aktual ekonomik. Ky proces pasqyron angazhimin e institucionit për një pasqyrim sa më të saktë të ecurisë reale të ekonomisë, duke siguruar që krahasimi vjetor të mbështetet mbi standardet më të fundit metodologjike. Kjo lëvizje statistikore jo vetëm që saktëson historikun, por ndihmon në një lexim më real të dinamikës së rritjes që vendi shfaqi në tre muajt e parë të këtij viti.

Rritja nga konsumi

Analiza sipas metodës së shpenzimeve nxjerr në pah një rritje prej 3,94% të konsumit final të popullatës dhe të njëjtin ritëm zgjerimi për formimin bruto të kapitalit fiks, duke treguar një dinamikë të gjallë në tregun e brendshëm.

Ndërkohë, bilanci tregtar është mbështetur nga një ecuri më e shpejtë e eksporteve, të cilat u rritën me 9,36%, duke tejkaluar rritjen e importeve prej 7,39%. Në kontrast me këta tregues, konsumi final i qeverisë ka pësuar një tkurrje të lehtë prej 1,36%. Krahasuar me tremujorin paraardhës, rritja ekonomike e përshtatur sezonalisht është vlerësuar me 0,77%, ku aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative kanë dhënë nxitjen kryesore.

PBB e tremujorit te parë tregon një strukturë të ekonomisë ku pesha e shërbimeve publike dhe konsumi privat vazhdojnë të jenë elementët kyç që përcaktojnë ritmin e rritjes kombëtare në këtë fazë të vitit.

INSTAT ka njoftuar gjithashtu se këto vlerësime janë bazuar në të dhënat administrative dhe anketat e detajuara, duke mbetur të hapura për revizionime të mëtejshme në varësi të pasurimit të bazës së informacionit, ndërkohë që rezultatet e rishikuara për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë një rritje prej 3,53% të ekonomisë për atë periudhë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.