☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,747 ▲0.2%
DOW 53,638 ▲0.13%
NASDAQ 26,605 ▲0.24%
NAFTA 82.61 ▼1.1%
ARI 4,655 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,152 ▼ -0.11% ETH $2,501 ▲ +0.42% XRP $1.4186 ▼ -0.62% SOL $104.8400 ▲ +0.13%
S&P 500 7,747 ▲0.2 % DOW 53,638 ▲0.13 % NASDAQ 26,605 ▲0.24 % NAFTA 82.61 ▼1.1 % ARI 4,655 ▼0.2 % S&P 500 7,747 ▲0.2 % DOW 53,638 ▲0.13 % NASDAQ 26,605 ▲0.24 % NAFTA 82.61 ▼1.1 % ARI 4,655 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

MV – Arrin në gjashtë numri i pacientëve të vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor

SHKUP, 28 gusht /ATSH-MIA/ – Edhe një pacient tjetër ka vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor dje pasdite, dhe ky është rasti i gjashtë me pasoja fatale, konfirmoi sot drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana. Bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar nga Shkupi. Pacienti kishte sëmundje shoqëruese mjaft serioze.

”Fatkeqësisht, duhet t’ju informoj se një pacient tjetër vdiq dje pasdite”, njoftoi Cana.

Pacienti i ndjerë ishte shtruar në spital 15 ditë më parë në klinikë, në një gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë, me një pasqyrë të rëndë klinike, dhe pavarësisht të gjitha masave intensive të marra në Repartin për Kujdes Intensiv, dje në orët e pasdites ai ndërroi jetë.

Në një deklaratë për mediat, Cana informoi se deri më sot, në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë qenë ose janë shtruar në spital 51 pacientë, nga të cilët 27 janë shëruar dhe janë lëshuar nga klinika.

“Për momentin në klinikë janë 18 pacientë, nga të cilët 15 kanë infeksion të Nilit Perëndimor në formën neuroinvazive të konfirmuar në laborator, ndërsa tre pacientë dyshohen klinikisht për infeksion të Nilit Perëndimor në formën neuroinvazive. Fatkeqësisht, duhet t’ju informoj se një pacient tjetër vdiq dje pasdite”, njoftoi drejtori.

Për momentin, pacienti më i ri në klinikë është 26 vjeç dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në Repartin për Kujdes Intensiv, me pasqyrë të rëndë klinike janë edhe pesë pacientë të tjerë. Të gjithë janë të moshuar./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.