☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 86.53 ▼1.02%
ARI 4,843 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,175 ▲ +2.54% ETH $2,323 ▲ +1.77% XRP $1.4301 ▲ +1.68% SOL $85.7300 ▲ +1.94%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.53 ▼1.02 % ARI 4,843 ▲0.29 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.53 ▼1.02 % ARI 4,843 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Politika

Në Tiranë mbahet forumi për marrëdhëniet shqiptaro-greke

Kryediplomati grek në fillim të fjalës së tij ka falënderuar shqiptarët për kontributin e tyre, për të sjellë më afër dy vendet.

Takimi i organizuar në formën e një forumi bashkëbisedimi me temë: “Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit”, ka mbledhur së bashku përsëri ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikolaos Kotzias (Nikos Kotzias) dhe homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Aktiviteti i organizuar nga Universiteti i Tiranës në Qytetin Studenti në Tiranë, kishte në fokus diskutimet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit në BE të vendeve të rajonit, rolin e Shqipërisë në proceset integruese në Ballkan, etj.

Kryediplomati grek në fillim të fjalës së tij ka falënderuar shqiptarët për kontributin e tyre, për të sjellë më afër dy vendet. Gjithashtu ai nënvizoi nevojën për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Kotzias ka folur gjithashtu edhe për mundësinë e negocimit të një marrëveshjeje të re miqësie mes Greqisë dhe Shqipërisë, marrëveshjen e shumëdiskutuar për kufirin detar, etj.

Ndërsa Bushati theksoi se debati që përfshinë shumë aktorë është i domosdoshëm në mënyrë që të përparojë procesi i zgjidhjes së problemeve.

“Dy vendet kanë kaluar edhe periudha të vështira së bashku. Duke u mbështetur në instrumentet e të drejtës ndërkombëtare dhe të frymës europiane do të kemi mundësinë që disa nga çështjet apo problematikat ne ti tejkalojmë. Besoj se këtu roli ynë është i rëndësishëm, por nuk kufizohet kjo marrëdhënie thjesht me rolin e qeverive apo institucioneve shtetërore. Prandaj një debat që përfshin aktorë të ndryshëm të shoqërisë, akademikë, gazetarë, etj, është i domosdoshëm në mënyrë që ky proces të përparojë”, u shpreh Bushati.

Në përfundim të panelit të parë të diskutimeve, ka patur edhe një panel të dytë diskutimi me akademikë shqiptarë dhe grekë.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri Kotzias u takua me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar si me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ndërkohë gjatë vizitës së Kotzias në Tiranë u organizua edhe një protestë nga shoqata “Çamëria”, ku i pranishëm ishte edhe kryearti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deputetë të kësaj partie, simpatizantë, si dhe shumë qytetarë. Protestuesit kanë kërkuar që Greqia të shfuqizojë ligjin e luftës që ky shtet ka me Shqipërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.