Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.35 ▲0.73%
ARI 4,454 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,286 ▲ +1.08% ETH $1,901 ▲ +0.08% XRP $0.9979 ▼ -0.22% SOL $76.2600 ▲ +1.13%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.35 ▲0.73 % ARI 4,454 ▼0.45 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.35 ▲0.73 % ARI 4,454 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

Nis vera astronomike, parashikohet mot i vranët me reshje shiu gjatë javës

Me hyrjen zyrtare në stinën astronomike të verës, vendi ynë po ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Gjatë fillimit të kësaj jave, këto masa do të favorizojnë zhvillimin e vranësirave konvektive, të cilat do të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së lajmi i mirë është se këto reshje janë mjaft të mirëpritura për sektorin e bujqësisë, pasi ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës dhe përmirësojnë ndjeshëm kushtet agrometeorologjike për kulturat bujqësore.

Për pjesën më të madhe të popullatës, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Megjithatë, personat që janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike mund të ndiejnë shqetësime të lehta, veçanërisht gjatë intervaleve me temperatura më të larta dhe pak para zhvillimit të stuhive lokale.

“Indeksi UV do të jetë i lartë gjatë intervaleve me diell prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës dhe përdorimin e masave mbrojtëse (krem mbrojtës, syze dhe kapele)”, njofton IHMK.

Sot do të mbajë një mot i vranët por me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës pritet të zhvillohen dhe të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16°C, kurse ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 29°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me një shpejtësi prej 1–11 m/s. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.