☁️
Tiranë 28°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 83.82 ▼6.15%
ARI 4,101 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,415 ▲ +1.58% ETH $1,968 ▲ +4.51% XRP $1.1107 ▲ +1.04% SOL $76.6700 ▲ +2.19%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.82 ▼6.15 % ARI 4,101 ▲0.74 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.82 ▼6.15 % ARI 4,101 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Opinion

NYT: Mirazhi i Islamit politik

“Ju duhet të mbani pushtetin me pëlqim, jo detyrim. Duhet të respektoni të drejtat e minoriteteve dhe të praktikoni frymën e tolerancës dhe të kompromisit. Duhet të vendosni interesat e popullit tuaj dhe funksionimin e ligjshëm të procesit politik mbi partinë tuaj. Pa këto elemente, vetëm zgjedhjet nuk e bëjnë dot demokracinë e vërtetë”. 

Gazeta New York Times kujton këtë deklaratë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, të bërë pesë vjet më parë në Kajro.

Me këtë fjalim, Obama bëri përpjekje të rehabilitonte Islamin dhe qytetërimin islamik në sytë e botës, si dhe të shpaguante Amerikën në sytë e komunitetit mysliman në botë, pas luftërave në Irak dhe Afganistan.

NYT shkruan se fjalimi në Kajro ka qenë pjesë e një plani, i cili bazohej në këshillën e një raporti të vitit 2008 të quajtur: “Ndryshimi i Drejtimit: Një drejtim i ri për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën myslimane”.

Ky raport është hartuar nga një grup i ish-zyrtarëve qeveritarë, edhe demokratë, edhe republikanë, si dhe nga dijetarë, analistë politikë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas gazetës, të gjithë kanë qenë të shqetësuar për ndarjen midis Amerikës dhe botës myslimane dhe ata kanë vendosur që presidenti i ri të mbajë një fjalim madhor në një kryeqytet të rëndësishëm islamik – Kajro, Stamboll, Xhakartë ose Rabat – duke iu adresuar drejtpërdrejt botës myslimane.

Dhe këtë, presidenti Obama e bëri më 4 qershor të vitit 2009 në Universitetin e Kajros.

Gjatë dekadave, islamistët politikë e kanë tregtuar veten në Perëndim si lëvizje të moderuara që duan të pajtojnë Islamin me demokracinë. Në realitet, ata kanë qenë ithtarë të një ideologjie mesianike, – shkruan gazeta.

Ekipi i Obamës, derisa është përgatitur të përfundojë luftërat e administratës së Bushit, e ka ndjerë nevojën për miq në botën arabe, por ai ka rënë në pabesinë e Islamit “të moderuar” politik, shkruan New York Times.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.