☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ministri francez sot në Kosovë, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve

Ministri i Deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Takimi mes dy ministrave është paraparë të mbahet në orën 09:00.

Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Në përfundim të aktiviteteve, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj i uroi mirëseardhje ministrit francez në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Zulfaj theksoi se Kosova shpreh solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarre të mëdha pranë Bordosë, duke nënvizuar se të dy vendet janë aleatë dhe duke i uruar Haddadit një vizitë të suksesshme dhe produktive.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, ka shkruar Zulfaj në “X”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.