Ekonomia

OSHEE, Çela: Gjithë vendi furnizohet me energji,1800 punonjës në terren per çdo situate

Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) , Adrian Çela, u shpreh të enjten se, i gjithë vendi furnizohet me energji elektrike, pamvarësisht situatës së përmbytjeve.

Në një prononcim për median Çela theksoi se, aktualisht janë mbi 1800 punonjës në terren dhe se nga 1200 fidra që janë në total, vetëm 30 janë të stakuar, disa për arsye sigurie për të garantuar jetën e qytetarëve për shkak se kabinat janë nën ujë.

“OSHEE po ndjek me përparësi situatën e furnizimit me energji. Kemi ngritur shtabin qendror të gatishmërisë, kemi ngritur edhe në drejtoritë rajonale që komunikojnë çdo 1 orë me shtabin qendror për planin e masave. Ndersa në territor janë 1867 punonjës që ndodhen në gadishmeri per cdo rast. Aktualisht furnizimi me energji elektrik është i kënaqshëm, përveç rasteve kur është ndërprerë për arsye sigurie si në Divjakë e Çermë për shkak të shpërthimit të lumit Shkumbin që ka mbuluar kabinat”, tha Çela.

Sipas tij, në të gjithë vendin hidrovoret punojnë. Nuk kemi situatë alarmante nga ana e furnizimit me energji elektrike dhe OSHEE eshte në gatishmëri për çdo defekt”, deklaroi Çela.

Ndërkohë, tha ai, reshjet kane rritur nivelin e ujit në HEC, çka ka sjell reduktim të humbjeve dhe përmirësim të situatës hidrike. “Reshjet kanë rritur prurjet dhe është rritur niveli në HEC-e. Është ulur me 10% niveli i humbjeve. Ka përmirësim të situatës hidrike dhe këto reshje garantojnë përmirësimin e situatës hidrike edhe në pjesën tjetër të vitit”, tha Çela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button