🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,322 ▲ +0.23% ETH $2,526 ▲ +2.55% XRP $1.3680 ▲ +1.46% SOL $101.6900 ▲ +2.2%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Shkelje e kushteve higjieno-sanitare, AKU bllokon djathë dhe produkte pule në dy subjekte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi kontrolle në dy subjekte që ushtrojnë aktivitet në fushën e përpunimit të qumështit dhe mishit, në kuadër të planit mujor të inspektimeve me bazë risku për stabilimente me rrezikshmëri të lartë.

Sipas AKU-së, trupat inspektuese të Drejtorisë rajonale Tiranë konstatuan shkelje të kushteve higjieno-sanitare gjatë kontrollit në baxhon “Bonum”, ku në ambientet e përpunimit u evidentua prani myku, ndryshku dhe lagështie.

AKU bllokoi aktivitetin e baxhos, si dhe u bllokua një sasi prej 328.7 kilogramësh djathë i bardhë dhie, i konsideruar produkt i pasigurt për konsum.
Ndaj subjektit u vendos gjithashtu gjobë në vlerën 300 mijë lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore për higjienën e ushqimeve.

Inspektorët kryen kontrolle edhe në subjektin “KMY”, që ushtron aktivitet në përpunimin e mishit.
Në këtë rast u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike.
AKU bllokoi ambientin ndihmës, si dhe 588 kilogramë fileto pule “super frango” dhe 150 kilogramë gjoks pule “pechungon”.

Nga këto produkte janë marrë mostra për analiza mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike. Ndaj subjektit u vendos gjithashtu gjobë në vlerën 300 mijë lekë. /j.p/

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.