☁️
Tiranë 28°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 83.82 ▼6.15%
ARI 4,098 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,512 ▲ +1.89% ETH $1,965 ▲ +4.6% XRP $1.1114 ▲ +1.44% SOL $76.7100 ▲ +2.6%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.82 ▼6.15 % ARI 4,098 ▲0.67 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.82 ▼6.15 % ARI 4,098 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Politika

Paga e luftës/ Rama: Ndihma financiare i është miratuar 12.640 bizneseve dhe 20.636 punonjësve, vijojnë verifikimet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhënat e përditësuara për punonjësit e bizneseve të vogla që janë mbyllur nga lufta

Në videon e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të publikuar nga Rama thuhet se, kanë aplikuar 49.232 biznese dhe 86.656 punonjës.

Deri tani janë verifikuar 21.392 aplikime për biznese dhe 35.789 për punonjës.

Ndihma financiare i është miratuar 12.640 bizneseve dhe 20.636 punonjësve.

Deri tani janë verifikuar 42% e kërkesave të punonjësve ose 35.789 kërkesa, mbeten për t’u verifikuar edhe 58%, ose 49.867 kërkesa.

Sa i përket punonjësve të paguar janë paguar 17.231 ose 83% teksa në proces verifikimi janë 3.405 ose 17%.

“Përditësim i pagesave për punonjësit e bizneseve të vogla që janë mbyllur nga lufta. Vazhdojnë përditë verifikimet e aplikimeve dhe lëvrimi i pagave të luftës. Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi , bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar”, thekson Kryeministri Rama.

Rama nënvizon se, “paketa e zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qiradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individëve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.