☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Pasuritë e dyshimta/ Vilë në Lalëz e apartament në Tiranë, gjyqtarja ndaj KPK: Ju nuk njihni ligjin!

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj rrezikon shkarkimin pasi Komisioni i Kulaifikimit ka arritur në konkluzionin se ajo posedon pasuri të dyshimta. Një seancë me tensione është zhvilluar sot ku KPK i renditi Xhoxhajt pasuritë që janë vlerësuar të jashtëligjshme.

Bëhet fjalë për një banesë dhe truall te Gjiri i Lalzit si dhe një apartament në Tiranë.

Vetë Altina Xhoxhaj, ka reaguar pak e nxehur ne seancen ne ngarkim te saj, qe u mbajt kete paradite. Sipas saj, llogaritjet e KPK jane te bera keq dhe jane vendosur apriori.

“Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mosnjohur mire ligjin pasurinë e bashkeshortit. Kerkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne menyre te ligjshme. Se njihni ligjin” ka thene ajo, ndersa u tregua tejet agresive” ka thene ajo.

Konstatimet e KPK:

“Xhoxhaj ka apartament banimi 101 m2 në rrugën ‘Reshi Petrela’, blerë 61 mijë e 50 euro. Ka truall me sipërfaqe 221.9 m2, blerë në vitin 2013 në Gjirin e Lalzit, si dhe apartament 2+1 plus verandë po në Gjirin e Lalzit.

Xhoxhaj ka disa llogari kursimi së bashku me bashkëjetuesin. Asaj i është kërkuar shpjegim për këtë pasuri. Gjyqtarja nuk i ka sjellë disa dokumente në kohë. Xhoxhaj sot ka barrën e provës për të provuar burimin e pasurisë për apartamentin me sipërfaqe 101 m2. Ajo ka bërë deklarime të pavërteta.

Janë afër 4.4 milionë lekë për të cilat nuk ka justifikim në dokumentacion. Kemi informacione konfidenciale. Apartamentin 2+1 në Gjirin e Lalzit ka rezultuar se nuk e ka blerë me para të ligjshme dhe nuk justifikohet. Në truallin me sipërfaqe 221.9 m2 Xhoxhaj ka përfituar 100 m2 më tepër nga çfarë i takonte.

Kemi verifikuar edhe TIM-s për këtë gjyqtare, burimin e pagave dhe rezulton se Xhoxhaj nuk i justifikon të ardhurat. Edhe bashkëjetuesi i gjyqtares mban para cash tej kufirit të lejuar me ligj. Në vitet 2003-2004 Xhoxhaj ka bërë deklarime të pasakta. Xhoxhaj ka arsyetuar vendime me vonesë edhe pse nuk ka pasur ngarkesë në punë, ka vonuar gjykime. Shtetasi B. C. ka sjellë denoncim për gjyqtaren për vendimin e vitit 2016, ku Xhoxhaj ka qenë anëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.