Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,584 ▼0.47%
DOW 52,064 ▼0.68%
NASDAQ 25,980 ▼0.79%
NAFTA 105.64 ▲4.19%
ARI 4,350 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,071 ▼ -3.77% ETH $2,407 ▼ -5.1% XRP $1.3162 ▼ -9.74% SOL $98.3500 ▼ -4.8%
S&P 500 7,584 ▼0.47 % DOW 52,064 ▼0.68 % NASDAQ 25,980 ▼0.79 % NAFTA 105.64 ▲4.19 % ARI 4,350 ▼0.04 % S&P 500 7,584 ▼0.47 % DOW 52,064 ▼0.68 % NASDAQ 25,980 ▼0.79 % NAFTA 105.64 ▲4.19 % ARI 4,350 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Politika

Vizita e kryeministrit, Rama ndan fotot nga hapja e Konsullatës Shqiptare në Napoli

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotot nga dita e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli ku u takua me rektorët e universiteteve dhe përfaqësuesit e Katedrës së Gjuhës Shqipe.

Hapja e së Konsullatës Shqiptare në Napoli vjen në kuadër të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Napoli.

Vizita e tij u përqendrua në dy momente kryesore, inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë dhe takimet me botën akademike napolitane, përfshirë Katedrën e Gjuhës Shqipe.

Konsullata e Nderit, e drejtuar nga Giuseppe Lettieri synon të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar në zonë dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik, kulturor e social mes dy vendeve.

Në ceremoni morën pjesë, ndër të tjerë, Presidenti i Rajonit të Kampanjës Roberto Fico, zëvendësministri italian i Punëve të Jashtme Edmondo Cirielli, Kryetari i Bashkisë së Napolit Gaetano Manfredi, ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani, si dhe ish-nënsekretari i Shtetit Gianni Letta.

Kryeministri Rama e përshkroi hapjen jo thjesht si një konsullatë, por si “një derë mes dy realitetesh që historikisht kanë qenë shumë të afërta dhe njerëzisht shumë të ngjashme”.

Ai theksoi se Napoli është vendi i duhur për të celebruar këtë miqësi, duke e cilësuar Italinë si “alter egon evropiane” të Shqipërisë dhe shqiptarët si “napolitanët e anës tjetër të detit”.

Nga ana e tij, konsulli i ri Giuseppe Lettieri deklaroi se misioni i konsullatës do të jetë dyfish, mbështetje e vazhdueshme për komunitetin shqiptar dhe lehtësim i shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.

Para ceremonisë, Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, vizitoi Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit – një nga qendrat më të vjetra të studimeve albanologjike në Evropë, e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë.

Ai u takua me stafin akademik, përfshirë rektoren e ardhshme Maria Laudando, prorektorin Augusto Guarino dhe pedagogen e filologjisë, gjuhës e letërsisë shqipe Blerina Suta.

Rama vlerësoi traditën e kësaj katedre në ruajtjen e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare dhe propozoi krijimin e një rrjeti të strukturuar për ta forcuar bashkëpunimin, për të ndihmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare, si dhe për mobilitet më të madh të studentëve e pedagogëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.