☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.16 ▲1.37%
ARI 4,143 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $82,834 ▲ +0.91% ETH $2,446 ▲ +1.44% XRP $1.3333 ▲ +2.13% SOL $105.9500 ▲ +0.71%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.16 ▲1.37 % ARI 4,143 ▲0.02 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.16 ▲1.37 % ARI 4,143 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kronika

Plagosi shokun e mitur me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe dy shokë të tjerë

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi aksidentalisht me armë zjarri një shokun e tij 17-vjeçar gjatë orëve të para të mëngjesit të këaj të diele.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën “Berit Beker”, ku fillimisht u raportua për plagosjen me armë zjarri të një të mituri. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit me iniciale R. S., 19 vjeç. Ky i fundit dyshohet se po i tregonte armën e zjarrit tip pistoletë shokut të tij dhe, duke menduar se arma nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur 17-vjeçarin.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia arrestoi në flagrancë 19-vjeçarin për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Po ashtu, në pranga kanë përfunduar edhe dy shtetas të tjerë, A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.