☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 13 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,320 ▲ +0.04% ETH $2,506 ▼ -0.87% XRP $1.3548 ▼ -0.93% SOL $101.0700 ▼ -0.95%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sht 2026
Breaking
Maqedonia

Prokuroria cakton masën e 30 ditë paraburgim për 19-vjeçarin që goditi me thikë një 13-vjeçar në Çair

19-vjeçari B.I. nga Shkupi, i dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Çair të Shkupit, do të mbetet në paraburgim për 30 ditë, vendosi Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Gjyqtari në procedurë paraprake, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup për përcaktimin e masës për sigurimin e pranisë, e pranoi propozimin pas deklaratës së të dyshuarit dhe caktoi masën e paraburgimit.

B.I. akuzohet për veprën penale “Dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 6 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

Paraburgimi u caktua për shkak të ekzistencës së rrethanave të parashikuara në nenin 165 paragrafi 1 pikat 1, 2 dhe 3 të Ligjit për Procedurën Penale. Gykata përcaktoi rrezikun e arratisjes, mundësinë që i dyshuari të ndikojë te dëshmitarët dhe kështu të pengojë hetimin, si dhe rrezikun e përsëritjes së krimit.

Palët kanë të drejtë të ankohen kundër vendimit brenda 24 orëve në Këshillin Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.