🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 89.20 ▼1.13%
ARI 4,380 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,693 ▼ -1.69% ETH $2,378 ▼ -3.17% XRP $1.3231 ▼ -4.19% SOL $97.9700 ▼ -4.21%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.20 ▼1.13 % ARI 4,380 ▼0.38 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.20 ▼1.13 % ARI 4,380 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Kosova

“E para Kosova”, i propozuari për president Faton Bislimi thyen heshtjen: Nëse elitat politike nuk më konsiderojnë, fjalën do ta ketë populli

Faton Bislimi, kandidat i propozuar për president nga ish-ambasadori William Walker dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth propozimit që emri i tij të konsiderohet për president të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë publike, Bislimi ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, e kanë përkrahur kandidaturën e tij, përfshirë figura të njohura amerikane dhe familjet e heronjve të Kosovës.

Bislimi ka theksuar se kandidatura e tij është një ofertë për t’i shërbyer Kosovës në një moment kur vendit, sipas tij, i nevojiten unitet, seriozitet institucional dhe besim në të ardhmen.

Duke folur për mundësinë që elitat politike të mos e marrin në konsideratë kandidaturën e tij, Bislimi ka lënë të hapur mundësinë që çështja të marrë një rrjedhë tjetër.

“Nëse elitat politike nuk e konsiderojnë atë, atëherë fjalën do ta ketë populli”, ka deklaruar ai, duke shtuar se është i gatshëm të vazhdojë angazhimin publik dhe t’i shërbejë Republikës së Kosovës.

Lexoni të plotë, pa ndërhyrje shkrimin e Bislimit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Miq, dashamirë e përkrahës anekënd botës shqiptare,

Kam heshtur këto ditë, sepse në momente të rëndësishme për vendin tim kam besuar gjithmonë se para se të flasësh, duhet së pari të dëgjosh.

Dhe këto ditë kam dëgjuar shumë.

Kam marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga njerëz që dashurinë për Kosovën e kanë dëshmuar me jetë e me vepra; nga miq të dëshmuar të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë ambasadorin William Walker dhe ish-kongresmenin Joe DioGuardi; nga familjet e heronjve Sali Çekaj dhe Agim Ramadani; nga shqiptarët e Luginës së Preshevës; nga miq e kolegë të mi nga Harvard Kennedy School; dhe, mbi të gjitha, nga qytetarë e atdhedashës të shumtë të Kosovës, nga çdo kënd i vendit dhe nga diaspora jonë.

I jam nga zemra mirënjohës çdo vatre shqiptare, për çdo përkrahje, për çdo fjalë të mirë dhe për çdo shtrëngim dore që kam marrë këto ditë në mbështetje të propozimit që emri im të konsiderohet për President të Republikës së Kosovës.

Për secilin prej jush, faleminderit nga zemra!

Një besim i tillë nuk është dekoratë. Është përgjegjësi. E kam marrë si nder, por mbi të gjitha si amanet për të vazhduar t’i shërbej vendit tim me të njëjtën përkushtim me të cilin kam punuar gjatë gjithë jetës sime publike. Ky amanet nuk do të humbet asnjëherë!

Unë nuk e kam parë asnjëherë shërbimin ndaj Kosovës si çështje të një pozite. Për mua ai ka qenë dhe mbetet mision. Pozitat janë të përkohshme. Përgjegjësia ndaj vendit është shumë më e madhe se çdo pozitë dhe shumë më jetëgjatë se çdo moment politik.

Propozimi që m’u bë këto ditë ishte një nga nderimet më të mëdha të jetës sime publike. Fakti që ai erdhi nga njerëz që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, shtetësinë dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës e bën atë edhe më domethënës për mua. Ku ka nder më të madh në politikë se sa kur një mik i Kosovës si ambasadori Walker dhe një mbrojtës i saj historik në SHBA si Joe DioGuardi të japin besimin; kur familjet e heronjve Sali Çekaj e Agim Ramadani ta japin bekimin; kur kolegët e Harvardit dhe shqiptarët e Luginës bashkë me ata nga Kosova qëndrojnë pranë teje!

Kandidatura ime nuk është kërkesë drejtuar një partie dhe nuk është ndërtuar kundër asnjë partie apo individi. Ajo ka qenë një ofertë për t’i shërbyer Republikës së Kosovës në një moment kur vendit i duhet unitet, seriozitet institucional dhe besim në të ardhmen.

Dhe ajo ofertë qëndron! Nuk tërhiqem nga asnjë përgjegjësi që e kam marrë si amanet të brezave e si mision për të ardhmen e shtetit!

Nëse elitat politike nuk e konsiderojnë atë, atëherë fjalën do ta ketë populli. Dhe kur të vijë ajo ditë, në cilëndo fushëbetejë demokratike, unë do të jem aty. I qetë. I përgatitur. Pa borxhe ndaj askujt, përveç Kosovës.

Nëse Republika më thërret për shërbim, jam gati.

Kjo përgjigje nuk ka ndryshuar.

Jam rritur në një familje të edukuar me frymën dhe amanetin e Besëlidhjes së Madhe, me bindjen se sfidat na forcojnë dhe se dashuria për vendin dhe për njëri-tjetrin është ndër forcat më të mëdha që kemi.

Jam arsimuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin që qëndroi pranë Kosovës në momentet më të vështira të historisë sonë moderne. Atje kam njohur nga afër institucionet dhe traditën e një demokracie që beson se shteti është më i fortë atëherë kur parimet janë mbi individët dhe kur interesi i vendit qëndron mbi interesin e momentit.

Për njëzet e pesë vjet kam trokitur në dyert e institucioneve, universiteteve, kancelarive dhe diplomacisë ndërkombëtare, shpesh pa poste dhe pa tituj, me një qëllim të vetëm: të jap kontributin tim që Kosova të jetë më e fortë, më e sigurt dhe më e respektuar në botë.

Këtë do të vazhdoj ta bëj.

Detyra ime ndaj Kosovës vazhdon. Besimi im në atë që mund të bëhet Kosova vazhdon. Dhe gatishmëria ime për t’i shërbyer Republikës me tërë dijen, përvojën dhe forcën time mbetet e plotë dhe e palëkundur.

Sepse në fund të fundit, pyetja nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm se kush e merr një pozitë. Pyetja më e rëndësishme është: Çfarë është më e mira për Kosovën?

Përgjigjja ime ka qenë e njëjtë për më shumë se dy dekada:

Kosova e Para!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, popullin tonë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.