🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.12 ▲2.89%
ARI 4,404 ▼1.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,484 ▼ -0.93% ETH $2,485 ▼ -0.15% XRP $1.4181 ▲ +1.45% SOL $103.3000 ▼ -0.66%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.12 ▲2.89 % ARI 4,404 ▼1.62 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.12 ▲2.89 % ARI 4,404 ▼1.62 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Opinion

Redaktorja e Dosjeve Shqiptare, Abelakh, lihet në baltë

Redaktorja e Dosjeve Shqiptare, Abelakh, lihet në baltë

Anneke Abelakh gjatë Festivalit Bukë e Zemër 2025 në Tiranë.

Dosjet Shqiptare (The Albanian Files), një botim që tashmë konsiderohet dëshmi themelore për dokumentimin e pazareve e fshehta që kanë nxitur bumin e ndërtimeve në Shqipëri, vazhdon të bëjë bujë.

Në Shqipëri, si veprimtarët shoqërorë, ashtu edhe opozita, e kanë përfshirë botimin si provë në kallëzimet penale që kanë bërë në SPAK kundër kryeministrit Edi Rama, i cili drejton edhe Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT).

Arkitektët shqiptarë janë bashkuar për të protestaur kundër praktikave shfrytëzuese që u bëhet atyre nga studiot ndërkombëtare, duke u organizuar nën grupimin Arkitektët Shqiptarë.

Një nga projektet e tyre ka qenë analizimi i Dosjeve Shqiptare, për ta lidhur informacionin e botimit me të dhënat e prokurimeve publike, masterplanet ekzistuese, vendimet e KKT-së e me radhë.

Kjo është një punë kërkimore jashtëzakonisht me vlerë, që shtron rrugën për të vlerësuar shtrirjen e krimeve që janë kryer (për të cilat askush nuk ka më pikë dyshimi).

Por pështjellimi nuk ka mbetur vetëm në Shqipëri.

Për herë të parë në gati dy dekada, paratë e krimit, korrupsioni dhe nepotizmi kanë udhëtuar në krahun e kundërt, drejt njërit prej burimeve kryesore që ushqejnë etjen e Edi Ramës për arkitektë yje: Holandës.

Reagimet holandeze nisën me një artikull në të përditshmen De Volkskrant, më 10 korrik, mbi mënyrën se si Revolucioni i Flamingove ishte kthyer edhe kundër arkitektëve holandezë.

Më pas, më 13 korrik, në portalin holandez të arkitekturës Archined u botua një shkrim kritik nga arkitektet shqiptare që punojnë në Holandë, Klodiana Millona dhe Dorina Pllumbi, rreth shfaqjes në Roterdam të dokumentarit Thirrjet Shqiptare (The Albanian Calls) që përshkruan mënyrën se si u krijua përmbledhja Dosjet Shqiptare.

Në shkrimin e tyre, Millona dhe Pllumbi vendosin një lidhje direkte mes botimit e dokumentarit dhe shkakqeve të zemërimit të mijëra shqiptarëve, që protestojnë në shesh prej njëqind netësh: shkatërrimin pa fre të peizazheve natyrore e kulturore të Shqipërisë, të financuar nga një vërshim dukshëm i pakufishëm i parave të mafies, dhe qeverisë thellësisht të korruptuar të Ramës që është shkaktarja e këtij shkatërrimi.

Në përgjigjen e saj ndaj këtij shkrimi, redaktorja Anneke Abelakh, e cila ishte edhe kuratore e Pavjonit Shqiptar në Bienalen e Arkitekturës të Venecias më 2025, iu kthye retorikës së mjegullt sipas së cilës libri ishte njëfarë arkivi, që do të kontribuonte në narrativën e zhvillimeve në Shqipëri edhe kur këto zhvillime ndryshojnë.

Por ajo çfarë Abelakh shpërfill është fakti i thjeshtë se “thjesht dokumentimi” i “historisë” në një “arkivë” nuk është procedurë automatike dhe neutrale, por thellësisht politike.

E gjitha kjo histori, sigurisht, nis me pyetjen: si caktua Abelakh, që në fillim, njëherazi edhe kuratorja e pavjonit edhe redaktorja e librit edhe realizuesja e dokumentarit?

Natyra politike e punës së saj si redaktore bëhet mjaft e qartë në fund të replikës së saj, kur Abelakh shkruan:

Detyra e një arkivi nuk është të thotë fjalën e fundit për historinë. Është ta bëjë një çast historik mjaftueshëm të lexueshëm, në mënyrë që ai të vazhdojë të vihet në pikëpyetje, të riinterpretohet dhe të kuptohet nga këndvështrime të ndryshme, përfshirë këndvështrimet që nuk ishin të dukshme kur arkivi u përpilua fillimisht. (Theksimi im)

“Këndvështrimet e ndryshme” të cilave u referohet, pra ato që janë kritike ndaj përfshirjes së studiove ndërkombëtare të arkitekturës në Shqipëri, ishin sigurisht të dukshme që kur Abelakh nisi të përpilonte librin dhe të zhvillonte intervistat, po të dinte se ku të kërkonte e me kë të fliste.

Ato ishin të padukshme vetëm për të.

Por, fundja, ajo mori përsipër gjithë këtë punë arkivimi rreth një vendi që, siç e pranon vetë, “pothuajse nuk e njihte”.

Më pas, më 24 gusht, portali holandez i arkitekturës De Architect botoi një recensionDosjeve Shqiptare nga historiani i arkitekturës Wouter Vanstiphout, ish-profesor i Urbanistikës në Universitetin Teknik të Delftit dhe aktualisht i angazhuar në qendrën Independent School for the City, e cila ishte edhe organizatorja e shfaqjes së dokumentarit Thirrjet Shqiptare, për të cilën kishin shkruar Millona dhe Pllumbi një muaj më parë.

Recensioni i Vanstiphout-it nuk kursen askënd. Nga fillimi në fund, ai është një aktakuzë ndaj arkitekturës ndërkombëtare dhe, në veçanti, ndaj arkitektëve holandezë të përfshirë me narkoregjimin shqiptar.

Shprehja që ai përdor për arkitektët që e mbulojnë Ramën me lavde: “idiotë të dobishëm”:

Në fund të fundit, duhet një lloj i veçantë marrëzie nga ana e arkitektëve që, 35 vjet pas rënies së komunizmit, ta përligjin kaosin e korruptuar brenda të cilit punojnë duke e konsideruar si dhimbjet e pashmangshme të rritjes së një vendi që përpiqet të çlirohet nga e kaluara, dhe ta shohin Edi Ramën si udhëheqësin e ndriçuar pa të cilin vendi nuk do të mund të rishpikte kurrë vetveten.

Dorashkat u hodhën.

Ja, më në fund, dikush—me karrierë të gjatë në një prej shkollave më prestigjioze të arkitekturës në Holandë, që ka marrë pjesë në panele diskutimi, konferenca e seminare me shumë prej arkitektëve të përfshirë në Dosjet Shqiptare—që vendos një kufi të prerë.

Megjithatë, nga askush prej atyre që Vanstiphouti i akuzon për akte kriminale marrëzie dhe neglizhence, nuk dëgjohet gjë: heshtje varri.

Përveç Abelakhut.

Edhe këtë herë, kuratorja/redaktorja/regjisorja merr përsipër të mbrojë të pambrojtshmen. Replika e saj, që mund të lexohet vetëm në holandisht dhe me pagesë, është disi e sikletshme.

Që në paragrafin e dytë kuptohet se ajo ka përdorur inteligjencën artificiale për ta shkruar, dhe teksti nuk ngjan me ndonjë argument por me diçka që rreket të duket si argument.

Ajo nuk kundërshton asnjë nga pretendimet e Vanstiphoutit, nuk paraqetet asnjë provë të vetme kundër.

Përgjigjja e saj mund të perifrazohet kështu: “Kritika jote ka diçka me vend, por mua më pëlqen t’i lë gjërat hapur. Hapur është mirë. Urra!”

Tani që është bërë fare e qartë se Abelakhu, e vetme, nuk është në gjendje ta mbrojë me forcë dhe në mënyrë të besueshme punën e arkitektëve të përfshirë në Dosjet dhe Thirrjet Shqiptare, pyetja edhe më e fortë: Ku janë ata?

Në fakt në fillim të verës, disa prej tyre u përpoqën të përfshiheshin në polemikë. Martin Sobota i Cityförsterit më dërgoi disa emaile me ton gjithnjë e më të alarmuar. Ai u përpoq gjithashtu ta bindte ambasadorin holandez në Shqipëri të më vinte fre.

Reinier de Graaf, mjeshtri i ironisë i OMA-s, e shprehu mendimin e vet nga strofulla e sigurt e faqeve me pagesë të Tirana Times (askush nuk e lexon Tirana Times), duke u dhënë shqiptarëve leksione për rëndësinë e madhe të satirës:

“Satira është një kusht themelor i lirisë politike. Pa satirën, një demokraci humbet një prej instrumenteve të saj më thelbësore të vetëkorrigjimit: aftësinë për të qeshur me kundërthëniet e veta përpara se ato të ngurtësohen në dogmë.”

Në Shqipëri nuk mungon satira, siç e po tregojnë natë pas nate shumë prej pankartave të protestuesve përpara Kryeministrisë.

Por ajo që nuk është fare për të qeshur është pozita e De Graafit si arkitekt që punon me biznesmenë ndërtimi të përfshirë në pastrim masiv parash.

A me të vërtetë nga kjo pozitë do t’u japësh shqiptarëve leksione për satirën dhe vlerën e saj për demokracinë?

Ndoshta De Graafi beson vërtet se të gjithë kritikët janë të nxitur nga opozita shqiptare dhe nuk meritojnë përgjigje, por ku është zëri i atij mendimtari të mprehtë e të pavarur që deklaronte me guxim në një libër të pak kohëve më parë: “Arkitektura, siç e kemi njohur deri tani, është në krizë”?

Po për figura të kalibrit të lartë intelektual si Winy Maas apo Bjarke Ingels, Stefano Boeri apo Sam Chermayeff, ç’mund të thuash?

Zakonisht ata kanë aq shumë gjëra që duan të tregojnë për vizionet dhe ëndrrat e tyre, për të ardhmen e lavdishme të fushës së ndërtimit. Tani duket se ata nuk arrijnë të nxjerrin as argumentin më të vogël në mbrojtje të vetes!

Ajo që po ndodh, mendoj se është kjo: të gjithë këta burra të bardhë — ata janë kryesisht burra të bardhë — mendojnë, “Le ta lëmë këtë grua me lëkurë të murrme të pastrojë rrëmujën tonë. Le të dalë ajo për të na mbrojtur neve!”

Nuk është hera e parë dhe sigurisht nuk do të jetë e fundit që njerëzve që vinë nga grupet e pakicave u jepet famë e prestigj (Venecia! Libri! Dokumentari!), vetëm që pastaj të përdoren si koka turku kur gjërat shkojnë keq.

Po ta shohim në retrospektivë, fakti që Abelakhu është një kandidate e shkëlqyer për rolin e kokës së turkut, u duk qartë që në Festivalin Bukë dhe Zemër të vitit 2025, ku ajo u prezantua si “piperi” që i dha shije atij aktiviteti të vakët. Ja si e prezantoi ajo veten:

“Më 12 shtator 2024 isha për herë të parë në jetën time në Tiranë. Personi i parë të cilit i shtrëngova dorën ishte presidenti Herzog i Izraelit. Pak kohë pas asaj dite, rashë në dashuri me sheshin [Skënderbej]. Pra, ju më kërkoni të sjell piper. Të gjithë të tjerëve iu kërkua të sillnin kripë. Ndoshta tingëllonte si shaka, ndoshta edhe ishte.”

Në këtë pikë, ti fillon e mendon se ajo po bëhet gati të denoncojë racizmin e hapur të kërkesës që pikërisht e vetmja grua me ngjyrë të konsiderohet si piper.

Ajo vazhdon:

“Por piperi ka një histori, ndërton perandori, djeg. Piperi ka përshkuar oqeane. Më kërkuat t’i sillja piper [këtij aktiviteti], ndoshta pa e ditur se shekuj më parë burrat shkruanin rrëfime udhëtimesh ku gratë që dukeshin tamam si unë i përshkruanin si erëz Malabari, si krijesa të zjarrta, ekzotike. Të çmuara, jo si kripa e tokës, por më të shtrenjta se ari, të transportuara e të tregtuara si shija e gatimit. Kjo nuk është thjesht t’i japësh shije diçkaje, është ekzotizim.”

Fort bukur? Mesazhi u dha. Ata burra të bardhë duhet të kenë turp nga vetja.

Por befas vjen përfundimi i papritur:

“Ndaj e pranova sfidën.”

Shtangëse!

Dhe ja ku është tani, e zhytur deri në gjunjë në sfidën që pranoi, duke e ditur fare mirë se burrat që e futën në të merren me transportimin sa andej-këndej të njerëzve si ajo, si të ishin “krijesa ekzotike”.

Ata nuk do t’i vijnë në ndihmë tani; i takon asaj të pastrojë imazhin publik të njollosur për dekada nga korrupsioni dhe pastrimi i parave, që ata lehtësuan, projektuan dhe lëvduan.

Nuk është ndonjë situatë e këndshme dhe, pa dyshim, ajo në thelb është simptomë e supremacisë së bardhë dhe e mendësisë koloniale që bën jehonë sa herë që ndonjëri prej atyre burrave hap gojën, sidomos në vetë dokumentarin e Abelakhut.

Shpërndaje te miqtë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.