🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.27 ▲3.05%
ARI 4,403 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,534 ▼ -0.81% ETH $2,484 ▼ -0.24% XRP $1.4169 ▲ +1.31% SOL $103.2900 ▼ -0.73%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.27 ▲3.05 % ARI 4,403 ▼1.64 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.27 ▲3.05 % ARI 4,403 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kronika

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator

Situata e krijuar me pagat e magjistratëve dhe administratës gjyqësore ka vënë në lëvizje trupën gjyqësore.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka thirrur Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve më 10 shtator, në orën 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në qendër të mbledhjes janë dy çështje të lidhura me njëra-tjetrën: moszbatimi brenda afatit i vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese për pagën e magjistratëve dhe bllokimi, nga strukturat shtetërore përgjegjëse për administrimin e buxhetit, i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Në njoftimin për thirrjen e mbledhjes, situata përshkruhet si veçanërisht serioze, pasi vlerësohet se pasojat e saj shkojnë përtej çështjes së pagave dhe prekin funksionimin e vetë pushtetit gjyqësor.

“Duke vlerësuar se kjo situatë është veçanërisht serioze dhe shqetësuese, pasi prek drejtpërdrejt funksionimin normal të gjykatave, garancitë kushtetuese të statusit të gjyqtarit, pavarësinë dhe integritetin institucional të pushtetit gjyqësor, si dhe autoritetin detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Një tjetër pikë që ngrihet në dokument është respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe i ndarjes së pushteteve. Sipas njoftimit, zbatimi i këtyre vendimeve nuk është çështje zgjedhjeje institucionale, por detyrim për institucionet shtetërore.

“Duke vlerësuar se respektimi i Kushtetutës, i kufijve ndërmjet pushteteve dhe i vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese përbën detyrim dhe përgjegjësi për çdo institucion shtetëror”, theksohet në dokumentin e firmosur nga Sadushi.

Pikërisht për shkak të situatës së krijuar është kërkuar një reagim i shpejtë dhe i përbashkët i gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Mbledhja pritet të shërbejë jo vetëm për diskutimin e problemit, por edhe për përcaktimin e hapave institucionalë që mund të ndërmerren.

“Serioziteti i situatës kërkon një reagim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe institucional të trupës gjyqësore dhe se, për një çështje që prek të gjithë pushtetin gjyqësor, është e rëndësishme të dëgjohet zëri i çdo gjyqtari dhe gjyqësori të shprehet me një qëndrim të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim.

Në rendin e ditës është parashikuar diskutimi konkret për bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe administratës, si dhe përcaktimi i një qëndrimi institucional për zgjidhjen e situatës në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe garancitë e pavarësisë së gjyqësorit.

“Diskutimi i situatës së krijuar nga bllokimi i pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore dhe përcaktimi i qëndrimit institucional të trupës gjyqësore për zgjidhjen e saj në përputhje me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe garancitë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor”, përcaktohet në rendin e ditës.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve është thirrur në mbështetje të nenit 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe do të zhvillohet të enjten, më 10 shtator, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.