Reforma nė Dretėsi nė vendnumėro! Nė 4 vjet asnjė funksionar i korruptuar i dėnuar?!

Populli e priti me shumė dashamirėsi dhe gėzim iniciativėn e SHBA-sė pėr reformėn nė drejtėsi. E vlerėsova si njė dhuratė tė madhe qė na vinte pėrtej oqeanit pėr tė ēliruar, mė nė fund, Shqipėrinė nga kasta e udhėheqėsve tė korruptuar tė PD-sė dhe PS-sė, plus LSI-nė, ose anasjelltas, sepse ato na kanė qeverisur qė pas rėnies sė diktaturės nga shkurti i vitit 1991.I thonė 30 vjet pluralizėm nėn drejtimin e vetėm tė dy- tre partive, dy bija tė PPSH-sė, tjetra kundėrshtare, por qė nė krye tė saj u vendos njė komunist i piketuar nga Ramiz Alia. Populli shpresoi shumė te ata djem qė u ngritėn pėr lirinė dhe demokracinė me motivin qė ta bėnim Shqipėrinė si gjithė Europa. Pa kaluar shumė vite, mė tė ndershmit e mė tė zgjuarit e kuptuan se diktaturėn komuniste qė ishte shumė e urryer mund ta akuzoje pėr krime nga mė monstruozet, po vetėm pėr njė gjė nuk e kritikoje dot me zė tė lartė, PĖR KORRUPSIONIN. Ne ishim tė pakėnaqur me faktin se anėtarėt e Komitetit Qendror dhe Byroja Politike trajtoheshin ndryshe nga populli. Kishin dyqanet e tyre pėr ushqime, kur nė treg mungonte mishi e deri vezėt. Nuk na vinte mirė qė televizorėve qė importoheshin u hiqej grupi i kanaleve, ndėrsa atyre jo vetėm grupi nuk u hiqej, po u ngrit enkas stacioni pėrforcues nė Dajt, etje, etje., qė pashallarėt e kuq tė mund tė shikonin sa mė qartė transmetinet e Italisė, Jugosllavisė apo tė ndonjė shteti tjetėr. Pak a shumė kėto ne i pėrflitnim nėn zė, sepse e quanim korrupsion, me qė, nė fund tė fundit, pa tė drejtė ata pėrfitonin diēka plus nga populli. Po ama kur ra diktatura dhe ish Presidenti i fundit komunist nuk kishte as njė apartament, qoftė 1+1 ku tė fuste kokėn, e kuptuam se ata si pronė tė tyren patėn vetėm rrobat e shtatit. As mobiljet e apartamenteve ku jetonin me qira minimale, si gjithė populli, nuk ishin tė tyret, por tė shtetit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.