🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.23 ▼0.82%
ARI 4,494 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,563 ▼ -5.42% ETH $1,776 ▼ -5.39% XRP $1.1745 ▼ -5.75% SOL $69.5700 ▼ -7.46%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.23 ▼0.82 % ARI 4,494 ▲0.61 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.23 ▼0.82 % ARI 4,494 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

Reforma Zgjedhore, Shoqëria Civile dhe ekspertët ndërkombëtarë “skaner” financimit të partive

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore ka hedhur një hap tjetër drejt transparencës financiare të subjekteve politike. Nën drejtimin e dy bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, mbledhja e radhës u shndërrua në një tryezë të gjerë diskutimi, ku fokusi kryesor ishte projektligji i ri “Për financimin e partive politike”.

Në këtë seancë dëgjimore, Komisioni hapi dyert për organizatat e shoqërisë civile (OJF) dhe palët e konsultuara, duke kërkuar një qasje gjithëpërfshirëse për njërën prej çështjeve më sensitive të procesit zgjedhor në Shqipëri.

Për të ofruar rekomandime, komente dhe sugjerime teknike, ishin të ftuar përfaqësues nga organizata me peshë në monitorimin e proceseve demokratike si Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Open Data Albania; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si organi ekzekutues i ligjit; Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata për Kulturë Demokratike; partnerë ndërkombëtarë si NDI, OSBE dhe përfaqësues nga Zyra e Këshillit të Evropës.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile parashtruan sugjerime konkrete që synojnë mbylljen e shtigjeve për financime të dyshimta dhe rritjen e llogaridhënies gjatë fushatave elektorale.

Diskutimet nuk u kufizuan vetëm te shoqëria civile. Të pranishëm ishin edhe ekspertët teknikë të partive politike, të cilët ballafaquan qëndrimet e tyre në dritën e sugjerimeve të reja. Ky proces dëgjimor konsiderohet i rëndësishëm për të siguruar një produkt ligjor që gëzon mbështetje të gjerë dhe që u përgjigjet standardeve ndërkombëtare të OSBE/ODIHR.

“Projekti final që do të miratohet nga komisioni me reflektimet e nevojshme, do t’i nënshtrohet një procesi konsulte përpara se t’i përcillet seancës plenare për miratim,” theksohet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.