Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.07 ▲0.39%
ARI 4,448 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,241 ▲ +1.29% ETH $1,899 ▲ +0.12% XRP $0.9968 ▼ -0.17% SOL $76.0800 ▲ +0.93%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.07 ▲0.39 % ARI 4,448 ▼0.57 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.07 ▲0.39 % ARI 4,448 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Opinion

Rriten dyshimet: A po përdoret protesta nga partitë e vogla dhe opozita për interesa politike?

Nga Edmond Petraj

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë shtohen dyshimet mbi natyrën e vërtetë të protestës. Prania e vazhdueshme e figurave politike, militantëve dhe përfaqësuesve të partive të ndryshme ka bërë që shumë qytetarë të pyesin nëse kemi të bëjmë me një revoltë spontane apo me një projekt politik të maskuar si lëvizje qytetare.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë lind një pyetje e thjeshtë: pse kjo protestë nuk nxjerr një grup drejtues të qartë dhe një ekip negociues që të flasë në emër të protestuesve?

Çdo lëvizje serioze qytetare ka fytyrë, ka përgjegjësi dhe ka njerëz që mbajnë barrën e përfaqësimit. Kur askush nuk del përpara, krijohet përshtypja se dikush po i tërheq fijet nga prapaskena.
Nëse protesta është vërtet qytetare, atëherë duhet të ketë guximin të nxjerrë drejtuesit e saj, të publikojë ekipin negociues dhe të tregojë qartë.

Nuk është çudi që shumë njerëz kanë filluar të dyshojnë se kjo protestë nuk është aq spontane sa paraqitet. Kur në turmë shihen vazhdimisht militantë, ish-kandidatë, deputetë apo njerëz të lidhur me partitë e vogla dhe opozitën, dyshimet bëhen edhe më të forta.
Një protestë pa liderë, pa strukturë dhe pa përgjegjësi publike rrezikon të kthehet në një zhurmë pa drejtim. Sepse kur nuk dihet kush vendos, kush negocion dhe kush mban përgjegjësi, lind pyetja e madhe: a është kjo një protestë qytetare apo thjesht një investim politik i maskuar?

Historia ka treguar se protestat që nuk prodhojnë drejtim, përfundimisht prodhojnë vetëm zhgënjim. Një protestë pa lider del lehtë edhe zar i interesave të të tjerëve.
Përndryshe, do të mbetet gjithmonë hija e dyshimit se dikush tjetër po e drejton nga prapaskena. Sepse një protestë pa liderë të njohur dhe pa përgjegjësi publike mund të kthehet lehtësisht në mjet të interesave politike që nuk guxojnë të dalin hapur para qytetarëve.

KUR NJË PROTESTË NUK NXJERR LIDERËT E SAJ, LIND PYETJA: KUSH FSHIHET PAS TURMËS?

.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.