⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,684 ▲1.52%
DOW 52,840 ▲2.03%
NASDAQ 25,901 ▲2.08%
NAFTA 93.75 ▼2.44%
ARI 4,040 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,498 ▲ +4.13% ETH $2,438 ▲ +6.67% XRP $1.3237 ▲ +4.06% SOL $96.5700 ▲ +3.83%
S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 % S&P 500 7,684 ▲1.52 % DOW 52,840 ▲2.03 % NASDAQ 25,901 ▲2.08 % NAFTA 93.75 ▼2.44 % ARI 4,040 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në zonën pyjore në Pukë, terreni i vështirë dhe era favorizojnë flakët! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Situata e zjarreve në sipërfaqet pyjore të Fushë-Lajës dhe Tërbunit vijon të jetë aktive, ndërsa strukturat shtetërore dhe vendore janë të angazhuara maksimalisht për izolimin dhe shuarjen e vatrave.

Sipas njoftimit të Bashkisë Pukë, pas disa ditësh përballjeje me flakët, terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke bërë që vatra të zgjerohet në drejtim të sipërfaqeve pyjore të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, me një vijë zjarri që shtrihet në rreth 10 kilometra.

Mësohet se, përballë kësaj situate, Bashkia Pukë ka kërkuar mbështetje për ndërhyrje nga ajri, krahas operacionit tokësor që po vijon pa ndërprerje.

Si rezultat i koordinimit të ngushtë ndërinstitucional, në operacion janë angazhuar tashmë dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në zonat më të vështira për t’u arritur nga forcat tokësore.

Një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës ka pasur bashkëpunimi efikas me Prefekten e Qarkut Shkodër, Holta Duda, me drejtorin rajonal të emergjencave civile, Shkelzen Çuni, si dhe me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të MZSH-së, Agustin Pepkolaj, me të cilët Bashkia Pukë ka komunikuar dhe koordinuar në mënyrë të vazhdueshme për sigurimin e mbështetjes së nevojshme operacionale.

Ky bashkëpunim institucional ka mundësuar që kërkesa e Bashkisë Pukë për ndërhyrje nga ajri të konkretizohet me angazhimin e dy helikopterëve në operacion, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet për përballimin e situatës.

Operacioni në terren po ndiqet dhe koordinohet nga Zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë, Ferit Ringaj, së bashku me Shefin e MZSH Pukë, Agron Hadroj, në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e përfshira në menaxhimin e situatës.

Bashkia Pukë vlerëson dhe falënderon të gjitha strukturat që janë angazhuar në këtë operacion dhe veçanërisht institucionet që kanë kontribuar në koordinimin dhe sigurimin e mbështetjes ajrore.

Në një situatë të tillë, ku kushtet atmosferike dhe terreni i vështirë e bëjnë ndërhyrjen veçanërisht sfiduese, bashkëpunimi i shpejtë dhe efikas ndërmjet institucioneve është thelbësor.

Bashkia Pukë do të vijojë të jetë në terren dhe të koordinojë të gjitha kapacitetet në dispozicion, me synim izolimin e vatrave, mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.