☁️
Tiranë 25°C · Vranët 02 June 2026
S&P 500 7,600 ▲0.26%
DOW 51,079 ▲0.09%
NASDAQ 27,087 ▲0.42%
NAFTA 90.80 ▼1.48%
ARI 4,563 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $69,996 ▼ -3.91% ETH $1,986 ▲ +0.18% XRP $1.2653 ▼ -2.98% SOL $79.6900 ▼ -1.45%
S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.80 ▼1.48 % ARI 4,563 ▲1.26 % S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.80 ▼1.48 % ARI 4,563 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Arte

“Shadow- Euridika thotë” shfaqje e Teatrit Kombëtar Eksperimental vijon udhëtimin artistik ndërkombëtar

“Shadow- Euridika thotë” që më parë shënoi premierën në skenën e Tiranës vijon udhëtimin artistik ndërkombëtar. “Shadow-Euridika thotë” nga fituesja e çmimit “Nobel”, Elfriede Jelinek vijon udhëtimin artistik ndërkombëtar me dy prezantime këtë qershor. Një vepër bashkëkohore sipas teatrit, që sjell zërin e Euridikës në një rrëfim poetik, intim dhe tronditës. Shfaqja në 10 qershor do të jetë në skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup, si dhe në 25 qershor “Shadow- Euridika thotë” do të shfaqet në Festivalin “Bembo Fest”, organizuar nga Theatre Fort Forno në bashkëpunim me Bashkinë e Bale.

Kjo vepër nga Elfriede Jelinek është përkthyer në anglisht nga Gitta Honegger. Regjia Sabine Mitterecker dhe me aktoret Flobensa Bezati, Albana Koçaj dhe Adriana Tolka. Inxhinier zëri Wolfgang Musil. Teatri Kombëtar Eksperimental shprehet se turneu është organizuar me iniciativën e theaterpunkt.com. Mbështetur nga Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare e Republikës së Austrisë (BMEIA). Tekstet e autores Jelinek vendosin kërkesa krejtësisht të reja për praktikën teatrore, por ofrojnë gjithashtu mundësi të papritura për imagjinatën teatrale.

Më herët në materialin e teatrit thuhej se nuk ka ndarje fikse të roleve, as udhëzime për skenën, vetëm rrjedha e gjuhës, e zërave dhe e zërave përgjegjës. “Nga këndvështrimi i saj, nuk përcaktohet paraprakisht nëse një tekst luhet si solo, si një dramë me tre aktore, siç është “Hija. Euridika thotë” tani në Tiranë, apo edhe me një kor prej qindra folësve”, thuhet në materialin e teatrit. Orfeu dhe Euridika janë mishërimi i të dashuruarve. Kur Euridika vdes para kohe pasi pickohet nga një gjarpër, Orfeu futet në botën e nëndheshme për ta rikthyer në jetë, duke magjepsur Hadesin me muzikën e tij.

Por çfarë ndodh nëse Euridika nuk dëshiron të kthehet? Po nëse ajo refuzon të shihet si simbol i dashurisë së tij që ai ka nevojë për ta shpëtuar? Çfarë ndodh nëse ajo hedh poshtë versionet e identitetit femëror që i ofrohen? I flak ato sikur të ishin rroba të stinës së kaluar? Teatri shprehet se miti i lashtë grek dhe realiteti modern femëror janë të ndërthurura ngushtë në tekstin e Elfriede Jelinek, që na flet nga perspektiva e një zëri të papritur. Shfaqja që shënoi premierën në tetor 2024, është një produksion i Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Tiranë dhe Ministrinë e Kulturës.

Veprat e Jelinek

Elfriede Jelinek lindur në vitin 1946 është një nga shkrimtaret më me ndikim jo vetëm në vendet gjermanishtfolëse. Në Austri, ajo ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm në shoqërinë civile kundër racizmit dhe ksenofobisë. Vepra e saj përfshin romane të përkthyera në disa gjuhë, disa prej të cilëve janë bërë edhe filma, si “Lojtari i Pianos” (Die Klavierspielerin). Që kur fitoi çmimin “Nobel”, fokusi i saj është zhvendosur nga tregu i librave tek skena teatrore. Kjo i lejon asaj të reagojë më shpejt ndaj ngjarjeve aktuale. Përveç teksteve për teatër, ajo publikon edhe ese mbi tema aktuale. Shumë nga veprat e saj janë përkthyer në anglisht nga Gitta Honegger.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.