☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 23 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0%
ARI 4,681 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,277 ▼ -0.2% ETH $2,442 ▲ +0.01% XRP $1.5003 ▼ -0.6% SOL $95.0900 ▲ +0.44%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0 % ARI 4,681 ▲0 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0 % ARI 4,681 ▲0 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
23 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA, demokratët fitojnë garën e Arizonës për Senatin

Demokratja Kyrsten Sinema ka fituar një betejë të fortë për Senatin në shtetin e Arizonës, duke mposhtur republikanen Martha McSally.
Sinema bëhet kështu e para senatore demokrate e shtetit jugor që prej vitit 1994. Fitorja e saj e ngushton hendekun mes republikanëve e demokratëve në Senat në vetëm 4 vota (51 me 47).

Gjithsesi, dy gara të tjera për Senatin mbeten të pazgjidhura. Një balotazh do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji në Mississippi. Në Florida gjithashtu, rezultatet jozyrtare ishin brenda marzhit prej 0.5 për qind, ndaj dhe u urdhërua rinumërimi në respekt të plotë të ligjit.

Por, teksa shumica e votave janë numëruar tashmë, Sinema ka marrë kryesimin me 1.7 për qind të votave ndaj rivales së saj. Ajo bëhet kështu senatorja e parë femër e Arizonës. Sinema, 42 vjeç, foli më vonë për mbështetësit e saj në Phoenix, duke theksuar nevojën për të kuruar grindjet e hidhura politike që po përçajnë amerikanët.

Ajo i bëri nderimet e saj kujtimit të senatorit të ndjerë John McCain, i cili përfaqësonte Arizonën në Senat, duke thënë se ai kishte vendosur një shembull të shkëlqyer sesi duhet vendosur interesi kombëtar mbi interesat partiak.

McSally, një 52-vjeçare dikur pilote luftarake, pranoi humbjen dhe përmes një videomesazhi të publikuar në Tëitter tha se e kishte telefonuar Kyrsten Sinema për ta uruar, teksa ishte bërë femra e parë senatore e Arizonës pas një beteje tejet të luftuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.