☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,616 ▼0.53%
DOW 52,471 ▼0.19%
NASDAQ 26,124 ▼0.79%
NAFTA 104.30 ▲4.25%
ARI 4,307 ▼2.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,509 ▲ +1.84% ETH $2,514 ▲ +1.02% XRP $1.4018 ▲ +3.91% SOL $101.9000 ▲ +1.43%
S&P 500 7,616 ▼0.53 % DOW 52,471 ▼0.19 % NASDAQ 26,124 ▼0.79 % NAFTA 104.30 ▲4.25 % ARI 4,307 ▼2.32 % S&P 500 7,616 ▼0.53 % DOW 52,471 ▼0.19 % NASDAQ 26,124 ▼0.79 % NAFTA 104.30 ▲4.25 % ARI 4,307 ▼2.32 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

Tabaku: Mungesa e transparencës dhe konkurrencës po dëmton rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Deputetja demokrate paralajmëron se procedurat e ndjekura në tenderët publikë prekin drejtpërdrejt tre kapituj të negociatave, ndërsa cenojnë edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku analizon pasojat që, sipas saj, ka afera KAYO në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Tabaku argumenton se procedurat e ndjekura në sektorin e mbrojtjes dhe në tenderat publikë cenojnë parimet e transparencës, konkurrencës dhe shtetit ligjor, të cilat janë në themel të negociatave me Bashkimin Europian.

Sipas saj, çështja KAYO nuk është një rast i izoluar, por shfaqje e mënyrës së funksionimit të sistemit të ngritur nga mazhoranca socialiste, me procedura të centralizuara, mungesë transparence dhe favorizim të një grupi të kufizuar kompanish.

“Ky skandal prek themelet e shtetit dhe evidenton sistemin mbi të cilin ngrihet mazhoranca socialiste”, deklaron Tabaku.

Deputetja demokrate thekson se pasojat e aferës prekin drejtpërdrejt tre kapituj të negociatave dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe katër kapituj të tjerë. Sipas saj, cenohet gjithashtu Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, të cilën ajo e cilëson si “biblën e procesit të integrimit”.

Tabaku rendit një sërë çështjesh që, sipas saj, kanë penguar përparimin e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, duke përmendur ligjin për investimet strategjike, koncesionin e porteve, aferën e AKSHI-t dhe çështjen e mandatit të ish-zëvendëskryeministres.

Ajo e lidh mungesën e progresit me një model qeverisjeje që, sipas saj, ka prodhuar korrupsion, kosto më të larta për qytetarët dhe largimin e të rinjve nga vendi.

“Ka vetëm një përgjigje: sistemi Rama. Pa e rrëzuar këtë sistem, nuk ka të ardhme europiane për Shqipërinë”, përfundon Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.