Tre javë më parë refuzoi Asllanin, klubi arab merr vendimin për transferimin e Zhegrovës
Futbollisti kosovar Edon Zhegrova duket se nuk do të ndryshojë ambient në këto ditë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit, pasi ka rënë mundësia e transferimit të tij në Arabinë Saudite.
Klubi i Al Itihad kishte shfaqur fillimisht interes për anësorin e sulmit të Kosovës. Por sipas Fabricio Romano, nuk ka bërë asnjë hap konkret dhe transferimi i Zhegrovës mund të cilësohet si çështje e mbyllur.
Ky vendim vjen tre javë pasi Al Itihad i tha “jo” një transferimi të Kristjan Asllanit në radhët e këtij klubi. Si në rastin e Asllanit, mësohet se klubi arab nuk është i bindur nga cilësitë e Zhegrovës dhe sa mund t’i shërbejë në këtë edicion.
Kësisoj, futbollisti do të vazhdojë të mbetet pjesë e Juventusit, ku Spaleti e sheh vetëm si një lojtar stoli dhe alternativë për t’i dhënë frymëmarrje Konseisaos.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.