☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Të marrësh një vizë dhe ta quash fitore, qesharake!”- Ish-kandidati për kryetar i PD: Berisha ka mision minimin e demo

Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se vizita e Sali Berishës në SHBA nuk është arritje për PD.

Elezi u shpreh se është qesharake, të diskutosh marrjen e vizës amerikane nga kryedemokrati.

Sipas politikanit, Berisha ka pasur mision minimin e demokracisë dhe shtoi se ka bllokuar opozitën.

“Të marrësh një vizë dhe ta marrësh si fitore, t’i bësh këto pjesë të debatit të opinionit publik, është qesharake. Në fushatë e kanë akuzuar për shumë gjëra parimore. E kanë akuzuar për minim të demokracisë. Sali Berisha është bërë më i keq se Lulzim Basha, është edhe më autokrat. E ka pasur mision që në vitin 1991 minimin e demokracisë, që në zanafillën e tij. Këtë e ka treguar dita ditës. E hoqi non gratën, a ka sot një tipar pozitiv Sali Berisha?”, tha Elezi për “ABC News”.

Më tej shtoi se:

“Nuk pyet për garë për parti, është minues i demokracisë. Sali Berisha është minimi i demokracisë në vend. Çfarë po bën për demokracinë në Shqipëri Sali Berisha? Ky i ka marrë frymën opozitës shqiptare. Ata që rrinë pranë Sali Berishës presin sepse janë budallenj. Dëshira e humb logjikën”.

Në fund ai ndau mendimin se ka vetëm një zgjidhje, antisistemi.

“Sa më shumë kalbëzohet gjëja, këtu është sistemi politik që duhet ndryshuar. Zgjidhja e qytetarëve është e qartë, antisistem”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.