☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Trump: BE të rimarrë mbrapsht 800 luftëtarët e ISIS-it

Donald Trump u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Europian të marrë mbrapsht 800 luftëtarët e ISIS-it që kishin shkuar në Siri prej këtyre vendeve, e që u kapën nga forcat e mbështetura prej Shteteve të Bashkuara, për t’i nxjerrë më pas ata përpara gjykatave.

Thirrja e shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen teksa ai përgatitet të deklarojë fundin e kalifatit islamik në zonën veriperëndimore të Sirisë, me rënien edhe të bastionit të fundit të kontrolluar prej militantëve të grupit xhihadist, i njohur edhe si Shteti Islamik.

Disa vende të BE-së, si Franca kryesisht, kanë njoftuar se janë të përgatitur të pranojnë mbrapsht xhihadistët nga vendet e tyre, por Britania e Madhe ka qenë ngurruese. Sipas Mbretërisë së Bashkuar, luftëtarët që mbahen nga kurdët sirianë, aleatë të Perëndimit, mund të rikthehen vetëm nëse kërkojnë asistencë konsullore në Turqi.

Qeveria britanike thotë se përballet me një dilemë të madhe, veçanërisht në lidhje me gratë apo fëmijët e luftëtarëve britanikë, si dhe me një sfidë të rëndësishme qoftë për t’i hetuar ata, ashtu dhe për t’i penguar nga kryerja e akteve terroriste në vendin ishullor.

“Shtetet e Bashkuara u kërkojnë Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë europianë të marrin mbrapsht mbi 800 luftëtarët e ISIS-it të kapur në Siri, për t’i nxjerrë para drejtësisë. Kalifati është duke rënë. Alternativa tjetër nuk është e mirë, pasi ne do të detyroheshim t’i lironim ata. SHBA nuk duan t’i shohin këta luftëtarë të depërtojnë sërish në Europë, pikërisht atje ku ata duan të shkojnë. Ne kemi bërë shumë, kemi shpenzuar shumë. Ka ardhur koha për të tjerët që të ngrihen e të bëjnë punën e tyre, për të cilën janë po ashtu të aftë. Ne po tërhiqemi, pas fitimit 100% të territorit të kalifatit”, shkroi Trump në Tëitter.

Diplomatët e mbledhur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, gjatë kësaj fundjave, kanë paralajmëruar vazhdimisht se rimarrja e territoreve të pushtuara nga ISIS nuk nënkuptojnë fundin e ideologjisë së ISIS-it apo kërcënimeve terroriste. Ata theksojnë se forcat e ISIS-it po rimblidhen në Irak, veçanërisht në Mosul.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.