🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 85.04 ▼2.32%
ARI 4,700 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,047 ▲ +0.76% ETH $2,455 ▲ +1.84% XRP $1.4611 ▼ -1.04% SOL $93.9900 ▲ +0.88%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.04 ▼2.32 % ARI 4,700 ▲0.41 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.04 ▼2.32 % ARI 4,700 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

Zelanda e Re drejt ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç

UELLINGTON, 24 gusht /ATSH-DPA/- Qeveria e Zelandës së Re njoftoi sot planet për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç.

Sipas projektligjit, platformat e rrjeteve sociale që qeveria i konsideron me “rrezik të lartë” do të detyrohen të marrin masa të arsyeshme, për të verifikuar që përdoruesit janë mbi 16 vjeç.

Për këtë qëllim mund të përdoren të dhënat ekzistuese të llogarive, teknologjia për vlerësimin e moshës përmes fytyrës, shërbimet e identitetit digjital dhe dokumentet zyrtare të identifikimit.

Ligji do të zbatohet ndaj platformave si Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok, YouTube dhe X.

Platformat do të detyrohen të vlerësojnë rregullisht, rreziqet që paraqesin për përdoruesit dhe të raportojnë se si po identifikohen dhe reduktohen këto rreziqe.

Kompanitë që nuk do të respektojnë kërkesat e ligjit, mund të përballen me gjoba deri në 10% të të ardhurave të tyre globale.

Ministrja e Arsimit, Erica Stanford, tha se qeveria po ndërmerr hapa për të mbrojtur të rinjtë në internet, për të mbështetur prindërit dhe për t’i vendosur kompanitë e mëdha të teknologjisë përballë përgjegjësisë.

“Për momentin, shumë nga rreziqet me të cilat përballen fëmijët në internet po mbeten të pakontrolluara. Përmbajtjet e dëmshme, dizajni që krijon varësi dhe teknologjitë që shfaqen me shpejtësi po ndikojnë tek të rinjtë, ndërsa masat mbrojtëse nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm”, tha ajo.

Stanford theksoi se përgjegjësia do të jetë e platformave, ndërsa projektligji nuk parashikon ndëshkime për fëmijët, prindërit apo kujdestarët e tyre.

Projektligji duhet ende të miratohet nga Parlamenti i Zelandës së Re.

Australia u bë vendi i parë në botë që kufizoi aksesin e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale, në dhjetor 2025. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.