☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Vendimi i KQZ/ Ja si ndahen 140 mandatet e Kuvendit, 3 qarqet që ‘humbasin’ dhe ‘fitojnë’ deputetë

Komisioni Rregullator ka miratuar sot projektvendimin për shpërndarjen e mandateve për Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sipas llogaritjeve, do të ketë ndryshime në 3 qarqe. Konkretisht, Tirana shtohet me dy mandate duke shkuar në 36. Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Dibra humbasin nga një mandat, dhe do kenë përkatësisht 4 dhe 5 deputetë në legjislaturën e ardhshme. Sipas të dhënave të gjendjes civile, 1 deputet në Republikën e Shqipërisë përfaqëson rreth 32 mije e 400 shtetas.

Ndërsa pika 2 i të njëjtit nen përcakton se “Përllogaritja dhe miratimi i numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore kryhet brenda 15 ditëve nga marrja e të dhënave sipas pikës 1 të këtij neni”. Nisur nga sa më sipër, të dhënat e marra nga Ministria e Brendshme respektojnë plotësisht kërkesat dhe janë marrë brenda afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Këto të dhëna i lejojnë KQZ-së të zbatojë detyrimet ligjore që përcakton “Pjesa e V e Kodit Zgjedhor”.

Bazuar në nenin 74, pika 1, të Kodit Zgjedhor, zona zgjedhore për Kuvendin, përputhet me territorin e qarkut. Bazuar në nenin 75 të Kodit Zgjedhor dhe të dhënave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, është llogaritur numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore si më poshtë:

Numri total i shtetasve 4 544 977 (katër milion e pesëqind e dyzet e katër mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e shtatë) është pjesëtuar me numrin 140 (njëqind e dyzet) të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati [numri real i dalë nga pjesëtimi është 32464,12 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër pikë dymbëdhjetë)]. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati 32464 (tridhjetë e dy mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) shtetas, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh, i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim.

Pas këtij veprimi mbetën pa u shpërndarë edhe 7 mandate për të plotësuar numrin 140. Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Veprimet e kryera janë të pasqyruara në tabelën e mëposhtme:

Tirana 34 Tirana 36 (+2)
Vlora 12 Vlora 12
Shkodra 11 Shkodra 11
Lezha 7 Lezha 7
Kukësi 3 Kukësi 3
Korça 11 Korça 11
Gjirokastra 5 Gjirokastra 4 (-1)
Fieri 16 Fieri 16
Elbasani 14 Elbasani 14
Durrësi 14 Durrësi 14
Dibra 6 Dibra 5 (-1)
Berati 7 Berati 7

Zbardhet vendimi/ Si ndahen 140 mandatet e Kuvendit, 3 qarqet që

2017 2020

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.