Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 May 2026
S&P 500 7,501 ▲0.77%
DOW 50,063 ▲0.75%
NASDAQ 26,635 ▲0.88%
NAFTA 99.72 ▲2.89%
ARI 4,558 ▼2.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $80,450 ▲ +1.28% ETH $2,256 ▲ +0.07% XRP $1.4627 ▲ +1.53% SOL $90.7200 ▼ -0.22%
S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.72 ▲2.89 % ARI 4,558 ▼2.72 % S&P 500 7,501 ▲0.77 % DOW 50,063 ▲0.75 % NASDAQ 26,635 ▲0.88 % NAFTA 99.72 ▲2.89 % ARI 4,558 ▼2.72 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Bota

Videoja që skandalizoi Austrinë, zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Zëvendës kancelari austriak Heinz Christian Strache ka dhënë dorëheqjen një ditë pas publikimit të një videoje, ku ai përfshihet në një skandal korrupsioni. Në video, Strache shfaqet duke diskutuar kontrata qeveritare me një investitore të dyshuar ruse në këmbim të mbështetjes në fushatë.

Teksa dha dorëheqjen ai tha se ministri i transportit Norbert Hofer do ta zëvënedësojë atë, dhe ka bërë të ditur se do të lërë edhe postin e kreut të Partisë së Lirisë të ekstremit të dhjathtë.

“Po largohem për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm te qeverisë. Jam viktimë e një sulmi politik. Takimi në Ibiza është i vërtetë. Video është regjistruar ilegalisht, por unë nuk kam pranuar asnjëherë donacione nga investitorja ruse apo t’i kem dhënë asaj ndonjë biznes”.

Video e cila dyshohet se është filmuar në ishullin spanjoll Ibiza në vitin 2017 u publikua të premten nga gazetat gjermane der Spiegel dhe Süddeutsche Zeitung. Nuk dihet ende se kush e organizoi këtë takim dhe kush e filmoi atë. Në video shfaqet Strache dhe Johann Gudenus, politikan i Partisë së Lirisë, duke biseduar me një grua e cila thotë prezantohet si mbesa e një oligarku rus. Ajo iu thotë dy politikanëve se po kërkon të investojë në Austri.

Të dy politikanët shihen duke tymosur dhe duke pirë teksa relaksohen. Gruaja ofron të blejë 50 përqind të gazetës austriake Kronen-Zeitung që të mbështesë Partinë e Lirisë. Ndërsa Strache thotë se duhet të largohen nga gazeta. Investitorja ruse thotë gjithashtu se mund të shpërblehet me kontrata qeveritare. Sakaq, Kancelari austriak, Sebastian Kurz pranoi dorëheqjen e Strache. Pasi mësoi përmbajtjen e videos Kurz përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me zëvendëskancalerin austriak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.