☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

LETONI & LITUANI – Dy viktima dhe 200 mijë familje pa energji elektrike pas stuhisë

RIGA, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Dhjetëra mijëra familje mbetën sot pa energji elektrike në Letoni dhe Lituani, pasi dy vendet baltike u goditën nga stuhia më e rëndë e verës në historinë e kohëve të fundit.

”Energjia elektrike ende nuk është rikthyer në më shumë se 120 000 familje në Lituani”, tha operatori kombëtar të hënën në mëngjes, ndërsa mbi 87 000 ishin ende të shkëputur nga rrjeti në Letoninë fqinje.

Dy persona u vranë ndërsa erërat e forta që arrinin shpejtësi deri në 108 kilometra në orë përfshiu rajonin të shtunën, duke shkulur pemë dhe duke këputur degë që binin mbi linjat e energjisë, duke shkaktuar dëme në rrjetin e shpërndarjes.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan gjithashtu përmbytje në disa rajone, duke ndërprerë trafikun rrugor, trenat, fluturimet dhe shërbimet e transportit detar.

”Reshjet mesatare mujore për gusht u regjistruan brenda gjysmë dite në disa zona”, sipas meteorologëve.

Përpjekjet e pastrimit ka të ngjarë të zgjasin edhe disa ditë, me ndërprerjet e trafikut që pritet të vazhdojnë në zonat rurale, sipas autoriteteve.

Kompanitë e sigurimeve vlerësojnë se stuhitë kanë shkaktuar dëme me vlerë miliona euro./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.