☁️
Tiranë 21°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.41 ▼0.41%
ARI 4,153 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,314 ▲ +2.63% ETH $1,697 ▲ +5.86% XRP $1.0842 ▲ +3.46% SOL $80.7400 ▲ +4.53%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.41 ▼0.41 % ARI 4,153 ▲0.66 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.41 ▼0.41 % ARI 4,153 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
03 Jul 2026
Breaking
Kronika

INSTAT/ Aksidentet në muajin korrik si bilanc “lufte”, humbën jetën 19 persona

Pavarësisht shtimit të masave të Policisë për qarkullimin rrugor nga gjobat e deri tek heqjet e lejeve të drejtimit gjatë këtij viti, në rrugët e Shqipërisë numri i aksidenteve ka qenë më i lartë. Vetëm për muajin korrik ku fluksi i automjeteve ka qenë i madh për shkak të sezonit turistik aksidentet janë rritur me 7.6%.

Sipas Institutit të Statistikave gjatë muajit të kaluar numërohen gati 200 aksidente në të gjithë vendin. Ajo që shfaqet më shqetësuese sipas këtyre të dhënave është fakti se shkak i aksidenteve gjatë korrikut janë bërë më së shumti këmbësorët.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar vetëm si pasojë e sjelljes së këmbësorëve janë shënuar 36 aksidente apo 11 raste më shumë nga të cilat kanë humbur jetën 19 persona. Edhe si shtatë mujor 2017-ta shënon 56 aksidente më shumë të shkaktuara nga këmbësorët. Pakujdesia e ecjes në rrugë e qytetarëve ka shkaktuar gjatë periudhës janar-korrik, gjithësej 217 aksidente rrugore, nga të cilat 23 kanë qenë me pasojë vdekje. Qarku me numrin më të lartë të aksidenteve në muajin korrik është Tirana me 67 raste, më pas renditen Durrësi e Lezha me 28 raste secili, ndërkohë që qarku i Gjirokastrës dhe Dibrës ka pasur numrin minimal.

Grupmosha më e rrezikuar për aksidente gjatë muajit korrik por edhe si shtatë mujor janë drejtuesit e automjeteve të moshës 25-35 vjeç. Ndërkaq edhe Policia Rrugore ka konstatuar se shkak për aksidentin janë edhe këmbësoret. Sipas policisë, nga qytetarët ka shkelje të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi ata nuk respektojnë vijat e bardha, mbikalimet në ato vende ku ka, nuk respektojnë semaforin, apo nuk kontrollojnë rrugën për të kaluar nga një krah në krahun tjetër në ato vende ku mungon semafori. Policia Rrugore në ditët në vijim do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.