Home / Kronika / Anetari i keshillit te Bronksit Mark Gjonaj, ka marrë para nga dy shqiptarët e dyshuar për trafikim me armë e drogë

Anetari i keshillit te Bronksit Mark Gjonaj, ka marrë para nga dy shqiptarët e dyshuar për trafikim me armë e drogë

Asamblisti i Bronksit, Mark Gjonaj, ka pranuar para për fushatën e tij nga dy persona të dënuar për pastrim parash në lidhje me trafikim me drogën dhe për një skemë për trafikim të armëve AK-47 dhe një raketahedhësi në Kosovë, tregojnë të dhënat.

Donatorët, Martin Shkreli dhe Xhevat Gocaj, i kanë thënë para Gjonajt përmes llogarive të fushatës së tij për Asamble dhe Këshill të Qytetit, raporton “New York Post”.

Të dy ata përmenden në një padi të ngritur në Gjykatën Federale në Brooklyn që dyshohen për zhvatje, pastrim parash dhe trafikim me drogë që çoi në shitje të armëve automatike, një raketahedhësi dhe një rakete zolë M80 anti-tank ndaj zyrtarëve të fshehtë të zbatimit të ligjit.

Shkreli nga Bedford, New York, i ka dhuruar Gjonajt 1,000 dollarë përmes komitetit të fushatës së tij për Këshill të Qytetit më 10 mars, tregojnë të dhënat, transmeton Koha.net.

Shkreli akuzohet për ofrim të “çeqeve” të pastra për të pastruar para për Andre Veliun, i cili përmendet po ashtu në padinë e 26 korrikut për gjoja shitje të raketa-hedhësit dhe armëve automatike. Sipas të dhënave gjyqësore të paraqitura në qershor, Veliu mburrej se kushëriri i tij është Alex Rudaj, i cili “njihet gjerësisht si lider i krimit të organizuar shqiptar në New York”.

Shkreli nuk ka pranuar të komentojë.

Gocaj është pronar i restorantit “Il Tinello Ristorante”, i cili i ka dhuruar Gjonajt 1,000 dollarë në muajin janar për Asamble.

Gocaj dhe Veliu supozohet të kenë diskutuar pastrimin e parave gjatë një telefonate të përgjuar, tregojnë të dhënat e gjykatës.

Gjonaj do të përballet me Marjorie Velazquez dhe John Doyle për një ulëse në Këshillin e Bronksit i cili së shpejti do të lirohet nga anëtari i Këshillit, James Vacca.

Zëdhënësja e Gjonajt, Jennifer Blatus, ka thënë: “Mark Gjonaj është i fokusuar në prezantimin e tij para votuesve të tij se si do të luftojë për interesat e tyre”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: