⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,912 ▲ +0.19% ETH $2,244 ▲ +0.43% XRP $1.1654 ▼ -1.64% SOL $89.9600 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Alarm demografik, në vetëm 12 vjet Italia do të ketë më shumë çifte pa fëmijë

– Sipas parashikimeve të Institutit Italian të Statistikave (Istat), pas vetëm 12 vitesh, në vitin 2038, në Italinë Veriore numri i çifteve pa fëmijë do të kalojë numrin e çifteve me fëmijë, sipas medias italiane “adnkronos”.

Në Italinë Qendrore kjo pritet të ndodhë në vitin 2044, në nivel kombëtar në vitin 2047, ndërsa në Italinë Jugore, çiftet me fëmijë do të mbeten më të shumta se ato pa fëmijë, të paktën deri në vitin 2050.

Parashikimet e reja të “Istat” tregojnë ndryshime të mëdha në strukturën e familjeve italiane në dekadat e ardhshme.

Aktualisht, në Itali ka rreth 7,5 milionë çifte me fëmijë, krahasuar me 5,4 milionë çifte pa fëmijë.

Por, deri në vitin 2050, çiftet me fëmijë pritet të bien në 5,8 milionë, ndërsa ato pa fëmijë të arrijnë në 5,9 milionë.

Në 25 vitet e ardhshme, numri i çifteve me fëmijë parashikohet të ulet me 22,3%, ndërsa numri i çifteve pa fëmijë të rritet me 8,8%.

Sipas “Istat”, rënia lidhet me dekada të tëra të lindshmërisë së ulët.

Brezat që sot kanë arritur moshën për të krijuar familje, janë më të vegjël në numër se brezat e mëparshëm, pasi 30 vjet më parë kanë lindur më pak fëmijë.

Këtij fenomeni i shtohen edhe vonesa e krijimit të familjes dhe vendimi për të pasur fëmijë në një moshë më të vonshme.

Më pak lindje në të kaluarën, do të thotë më pak të rinj sot dhe, rrjedhimisht, më pak familje me fëmijë në të ardhmen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.