🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,141 ▲0.04%
DOW 49,498 ▲0.02%
NASDAQ 24,612 ▼0.18%
NAFTA 93.34 ▲0.41%
ARI 4,750 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,101 ▼ -1.05% ETH $2,334 ▼ -2.79% XRP $1.4287 ▼ -1.9% SOL $86.1300 ▼ -2.93%
S&P 500 7,141 ▲0.04 % DOW 49,498 ▲0.02 % NASDAQ 24,612 ▼0.18 % NAFTA 93.34 ▲0.41 % ARI 4,750 ▼0.07 % S&P 500 7,141 ▲0.04 % DOW 49,498 ▲0.02 % NASDAQ 24,612 ▼0.18 % NAFTA 93.34 ▲0.41 % ARI 4,750 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Kronika

Historiani Pëllumb Xhufi: Grenell nderon Princ Lazarin për betejën e 1389 në Kosovë. Kjo deklaratë lë dyshime për integritetin e tij

Profesori dhe historiani shqiptar i Mesjetës, Pëllumb Xhufi e ka cilësuar si të pavërtetë deklaratën e diplomatit Richard Grenell për Princ Lazarin.

Në një prononcim, duke përmendur argumente historike mbi betejën e Kosovës me 1389, atë për të cilën flet Grenell, Xhufi kundërshton qëndrimin e ish të dërguarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në reagimin e tij, Xhufi deklaron se Grenell nuk e ka statusin e duhur për të folur për ngjarje historike, pasi qëndirmi i tij përmes një statusi në “Twitter”, tregon më e pakta një kulturë të pakët për historinë.

Historiani Xhufi thekson se beteja që i referohet Grenell në statusin e tij, ka pasur një pjesë masive të shqiptarëve dhe deklarata e diplomatit Amerikan është krejtësisht një intepretim historik që nuk qëndron.

Xhufi flet për dokumente venedikase, bizantine, osmane dhe burime arbërore qe tregojnë se në luftën e Kosoves morën pjese zotër arbër si Gjergj Strazimiri Balsha Jonimajt, zoterit e Himarës dhe vete Teodor Muzaka, familja Gropa, Zenebishi etj.

Sipas Xhufit Kosova u pushtua nga Serbia dhe Princ Lazari, ka qenë princi i fundit që sundoi në Kosovë, madje këtë e thonë edhe vetë burimet historike serbe të shekullit të trembëdhjetë.

Xhufi thekson se pas Princ Lazarit, Kosova drejtohet nga shqiptarë e më pas pushtohet nga Turqia. Sipas historianit, Deklarata eGrenell të bën të dyshosh edhe për integritetin e tij si përfaqësues i Presidentit Amerikan Donald Tramp në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Xhufi shkon më tej duke u shprehur se Grenell ka qenë njeriu i paduhur për të drejtuar këto bisedime. Ndërsa flet per njëanësi serbe te Grenel gjate bisedimeve, Xhufi shpreh besimin se administrata Presidentit Joe Biden do të ketë një qasje tjetër dhe njohje më të mirë të historisë.

MESAZHI I PËLLUMB XHUFIT:

“Statusi i Grenel tregon që ai më së paku ka një kulturë të pakët historike. Sepse trajton Kosovën sikur është një vend i Serbëve ndërkohë që të gjitha burimet historike, në radhë të parë burimet historike Serbe të shek.13 tregojnë që Kosova u pushtua nga Serbët. Princ Lazari, për të cilin flet Grenell ka qenë princi i fundit që sundoi në Kosovë. Pas tij ka qenë pushteti i Balshajve, pushteti i Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe pastaj natyrisht Kosova u pushtua nga Turqit. Kemi një pjesëmarrja masive të shqiptarëve në këtë betejë dhe më duket se atribuimi që i bën z. Grenell serbëve sikur të jenë zotërit ose ata që kanë hipotekën mbi këtë betejë të rëndësishme, të madhe është krejtësisht një intepretim historik që nuk qëndron. Në luftën e Kosoves morën pjese zotër arbër si Gjergj Strazimiri Balsha, Jonimajt, zoterit e Himarës dhe vete Teodor Muzaka, familja Gropa, Zenebishi etj. Deklarata e Grenell të bën të dyshosh edhe për integritetin e tij si përfaqësues i Presidentit Amerikan Doland Tramp në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell ka qenë njeriu i paduhur për të drejtuar këto bisedime”.

PËLLUMB XHUFI PJESË E GRUPIT TË RISHKRIMIT TË HISTORISË

Akademia e Shkencave ka ngritur grupin e punës për rishkrimin e historisë së shqiptarëve. Në të përfshihen edhe trevat jashtështetërore, sikundër do rishqyrtohen debatet e mëdha për të sjellë një tekst sintetik me qëllim përkthimin në gjuhën angleze. Nga antikiteti në ditët tona, debatet do rihapen për Esat Pashen, luftën a trajtimin e komunizmit. Nga Beqir Meta te Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Mareglen Verli, Apollon Baçe e Luan Përzhita, me projektin do të merren emrat e konsoliduar në shkencë, ndërsa më të rinjtë janë pak, duke lënë jashtë autorët e diasporës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.